Vrau gruan mbetet në burg 56 vjeçari nga Ndroqi Kasëm Lila.
“Zoti gjykatës, ju lutem më shpjegoni pak, kë kam vrarë gruan apo dikë tjetër pasi nuk mbaj mënd asgjë çka ndodhur dhe isha i tronditur”. Ishin këto fjalët e shqiptuar nga Kasëm Lila. 56-vjecari nga Ndroqi që këtë të mërkurë doli para gjykatës me akuzën e krimit në familje.
Teksa gjykata i ka shpjeguar se Lila ka vrarë gruan, ai është ulur në karrike dhe duke qarë ka shprehur pendim për krimin e kryer.
Në përfundim të seancës, gjykata caktoi për Lilën masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve ndërsa ai rrezikon të dënimin maksimal burg përjetë për vrasjen e bashkëshortes dhe armëmbajtjen pa leje.
Lila u prangos 2 ditë më parë nga policia e Tiranës pasi me një armë gjahu ai vrau gruan e tij Afize Lila dhe plagosi kunatën e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Krimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pas një konflikti të çastit mes dy vëllezërve. Për të shmangur përplasjen mes vëllezërve, kanë ndërhyrë bashkëshortet e tyre, të cilat njëherazi rezultojnë të jenë motra. Në sherr e sipër, Kasëm Lila ka qëlluar me çifte në drejtim të bashkëshortes së tij, Fize Lila, 47 vjeçe, duke e lënë të vdekur, ndërsa ka plagosur edhe kunatën, Zyra Lila.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com