Vargjet e këngës “Endërr” interpretuar prej saj, janë nje përshkrim i atij realiteti që ky talent dhe familja e saj përjetojnë prej vitesh, ëndrrën dhe dëshiren për të pasur një banesë.
Pas dy vitesh qëndrimi në një apartament me qera, me shpresën se Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi do të mbante premtimin për ti sistemuar në një shtëpi, u kthyen sërish në gërmadhat e tyre ne lagjen “Liria”, pasi nuk kishin mundësi ta përballonin qeranë.
Kryabashkiakes Ademi i ka dërguar letrën e fundit dhe thotë se nuk i shkruaj më, me të vetmen kërkesë: ta ndihmojë që në këto germadha të ndërtojë një dhomë për të banuar familja me 5 anëtarë.
E pyesim për Marjanen dhe ecurine e saj artistike, dhe jep ketë pergjigje.
“Unë jam Gjeniu i Vogel” i vitit 2016, Marjana Begu, nga kjo skene spektakolare në këtë mjedis të ngjashëm me rrënojat që le pas tërmeti!”
Nëna e artistes shprehet se shumë premtime i janë bërë nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, por ato kanë mbetur vetëm premtime.(tv1ch)
(d.b/Shqiptarja.com)