Soda ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt, e cila shkakton pikat e zeza në fytyrën tuaj.

Gjithashtu ka dhe veti antiflamatore dhe antiseptike të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e pikave të zeza.

Soda e bukës kur përzihet me ujë krijohet një pastë e hollë e cila ndihmon për të pastruar fytyrën, eliminuar yndyrën dhe hequr qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës.

Këshillohet që përpara se këtë masë ta aplikoni ne lëkurën e fytyrës, aplikoheni më parë në një pjesë të  të këmbës suaj dhe nëse shikoni qe nuk keni asnjë efekt anësor mund të vazhdoni me lëkurën e fytyrës.
 
Trajtimi me sodë buke

Përzieni 2 lugë sode buke me dy lugë ujë për të formuar një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni mbi pikat e zeza.
Lere trajtimin të veprojë për 15 minuta më pas shpëlajeni.
 
Maske fytyre me sodë buke

Përzieni 2 lugë sodë buke me 2 lugë ujë dhe 1 lugë çaji lëng limoni dhe më pas aplikoni maskën në fytyrë.
Lëreni që maska të veprojë për 10 deri në 15 minuta, më pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë.

Soda e bukës si pastrues për lëkurën tuaj
Përzieni 2 luge sode me 2 lugë ujë dhe një majë luge lëng limoni dhe aplikoni pastën mbi lëkurë. Masazhojeni pastën në lëkurën tuaj me kujdes në mënyrë rrethore.
Hiqeni maskën me ujë të ngrohtë dhe një peshqir të butë. Pas kësaj aplikoni dhe një krem hidratues mbi lëkurën e fytyrës suaj.

Banjë me sodë buke
Në qoftë se keni akne dhe mbi shpatulla apo në pjesën e gjoksit mund të aplikoni banjën me sodë buke.
Hidhni gjysmë tasi me sodë buke në vaskën tuaj të mbushur me ujë dhe më pas përzieni me dorë për të krijuar një masë homogjene
Futuni në vaskë dhe qëndroni aty për 10-15 minuta dhe më pas bëni një dush. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com