Hapja e dhjetëra “Call-Center”-ve në Shqipëri ka sjellë edhe abuzime me pagën e punonjësve nga ana e pronarëve.
 
I tillë është edhe rasti i një 20-vjeçarje në Tiranë, e cila prej disa muajsh nuk kishte marrë pagën në “Call-Center”-in ku punonte.
 
Nga kallëzimi që ka bërë në polici 20 vjeçarja thotë se pronari L.CC nuk i ka dhënë pagën prej disa muajsh.
 
Sipas saj pronari i “Call-Center”-it nuk ka pranuar ti japë pagë, duke i justifikuar se nuk ka patur performancë të mirë në punë.
 
Gjithashtu ajo është shprehur se pronari nuk e ka siguruar fare punonjës, ndërkohë që i kishte thënë se është e deklaruar pranë tatimeve.
 
Do të jetë Prokuroria e Tiranës, e cila do të vijojë hetimet. Pronari 27-vjeçar do të akuzohet për mosdhënie të pagës dhe për mosdeklarim të punonjësve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com