​Numëruesi i tretë ndahet mes
LSI e PDIU. KQZ e hedh me short

TIRANE-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) do të hidhen në short si subjekte politike për numëruesin e tretë në grupet e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 qershorit.

Pas një debati të gjatë KQZ me 6 vota pro dhe një kundër, atë të Gëzim Veleshnjës që është propozim i LSI në KQZ, u vendos që shorti të jetë mes partisë së dytë dhe të tretë të maxhorancës qeverisëse përkatësisht LSI e PDIU.

PDIU bëri kërkesë për numërues në zgjedhje ashtu si dhe në vitin 2015, por në atë kohë kërkesa e tyre u refuzua.

Duke iu referuar argumentit të tij nënkryetari i KQZ Denar Biba, i cili votoi për hedhjen në short për numëruesin e tretë mes LSI e PDIU, tha se vendimi më i gabuar që ka marrë ndonjëherë është ai i vitit 2015 që vendosi të përjashtojë nga numërimi i votave PDIU.

Në vitin 2015, Komisioni Qendor i Zgjedhjeve me shumicë të thjeshtë të votave prej 4 anëtarësh vendosi që numëruesin e tretë ta marrë LSI, vendim ky që u ankimua në kolegj nga PDIU e që u rrëzua kjo kërkesë e këtij subjekti, por u tha se PDIU i takon numërues në grupet e numërimit të votave. Duke iu referuar pikërisht këtij vendimi të Kolegjit, por edhe rekomandimin e OSBE-ODIHR që evidentont se është shkelur Kodi Zgjedhor me përjashtimin e PDIU, si edhe Kodit Zgjedhor, perkatesisht nenit 96 te tij ku saktesohet se subjektete politike qe kane marre me shume se dy mandate deputeti, kane te drejte te hidhen ne short per numeruesit.

Serish kjo forcë politike edhe në këtë mbledhje kërkoi që të përcaktojë KQZ se ku duhet ta përfitojë shortin për numëruesit në zgjedhje. Në këto kushte shorti mes LSI dhe PDIU do të hidhet pasi subjektet politike të shfrytëzojnë kohën që parashikon kodi për ankimim në Kolegj Zgjedhor të një vendimi.

Nga ana tjetër është marrë vendimi që numëruesi i katërt të jetë në radhët e PR-së.

Do të pritet nëse do të ankimohet ky vendim i hedhjes së shortit në Kolegjin Zgjedhor.

Shorti për numëruesin e tretë solli debate mes anëtarëve të KQZ.

Debatet e zbardhura nga Shqiptarja.com

Administrata e KQZ: PDIU në zgjedhjet e 2015 kërkoi të marrë pjesë në short

Njazi Kosovrasti i PD: KQZ i ka kërkuar Kuvendit informacion për partitë e shumicës dhe të pakices parlamentare. Ju të administratës e tregoni se cilat janë partitë që duhet të ulen, por se ku duhet të ulen nuk e thoni

Eridian Salianji i PS: KQZ duhet ti kërkojë Kuvendit se kush është maxhorance e kush është në opozitë
 
Behar Zeneli, përfaqësues i LSI: Çfarë ka ndodhur me vendimin e KQZ të 2015

Administrata e KQZ: Partia Libra është parti e re, nuk ka konkuruar në zgjedhjet pararendëse prandaj nuk mund të hidhet në short 

Kosovrasti: Tryeza e numerimit te votave eshte me kater anetarë, 2 nga maxhoranca e 2 nga opozita. Relacioni na thote se kush parti duhet te ulet PS, PD, LSI, PR e PDIU, por nuk na thoni se ne cilin kah duhet te ulen. Nga tre partite e vogla, PR eshte e opozites ndersa LSI e PDIU i perlasin maxhorances pasi jane pjese e qeverisjes. Pra shorti te hidhet mes LSI e PDIU. S’ka pune Kolegji Zgjedhor sot, shorti te jete mes PDIU e LSI

Perfaqesuesi i LSI: Ne 2015 ka vendim KQZ qe percaktoi LSI si force e tretë me te drejte numeruesi. LSI nuk ka me ke te konkuroje e te hedhe short.

Arian Madhi: Kolegji vendosi qe LSI te jete parti e trete sepse PDIU nuk kishte paraqit kerkese per te gjetur veten

Mesila Doda: Keni 3 dokumenta qe jane baze, kodi zgjedhor, Kodi Zgjedhor  që thote PDIU duhet te jete ne short si edhe rekomandimi i OSBE-ODIHR. PDIU duhet te marre pjese ne short. 

Erion Manohasa,perfaqësues i PDIU: Elementi kyc i rrezimit te kerkeses nga Kolegji, ku thuhet se PDIU duhet te kete nunerues. OSBE thote se eshte shkelur kodi zgjedhor

Mesila Doda: Vlen shume për t’u diskutuar se kush eshte opozite sot

Kosovrasti: PD e PS i kane vendet e tyre ne 90 KZAZ. Ca doni ju te beni estrade ju ketu, PR eshte me opoziten. Problemi tani eshte se ku do jene ne tavoline LSI e PDIU

Behar Zeneli i LSI: Nuk eshte e veshtire te kuptosh kush eshte maxhorance e kush ne opozite. Ne zgjedhjet e 2013 ka patur rezultat zgjedhor. PDIU duhet te konkuroje me PR.

Biba: PD i ka ministrat ne qeveri per te qene syri i forte i procesit zgjedhor per te garantuar zgjedhje te mira. PR eshte parti historike djathtas. Çeshtja shtrohet nese shorti per PDIU do hidhet me LSI apo PR?

Bledar Skenderi i PS: Kaq te rendesishem qenkan keta numeruesit? Ne 2013 u hapen 7 KZAZ te qarkut te Shkodres. Kolegji na thote se PDIU i perket shumices qeverise. PDIU të hidhet me short me LSI

Hysen Osmanaj: PDIU-se i ka takuar ne 2015 i takon edhe sot, keshtu që mendoj se duhet te hidhet ne short mes PDIU e LSI 

Gezim Veleshnja: Sipas kodit duhet ti referohemi rezultatit zgjedhjeve pararendese, qe ne kete rast eshte 2013, kur PDIU ishte me PD

Veleshnja: Qe te quash nje parti qeverisese duhet te jesh pjese e qeverisjes, me anetar ne kabinet qeveritar. Sipas marreveshjes se 18 majit sot parti qeverisese jane PS, PD e LSI. Propozoj qe shorti te hidhet mes PDIU e PR. PDIU nuk e ka votebesuar kete qeveri dhe as programin e kesaj partie

Vera Shtjefni e PD: Shorti te hidhet mes PDIU dhe LSI

Klement Zguri: Ne kemi votuar unanimisht per KZAZ. Ne opozite me vendim te KQZ ka mbetur pr ne opozite dhe jo PDIU . Hedhim ne votim propozimin qe numri tre i numeruesve qe i perket maxhorances qeverisese do te hidhet mes LSI dhe PDIU

Pas këtyre debateve, propozimi miratohet me 6 vota pro.KQZ vendos qe numeruesi i tretë te hidhet ne short mes LSI e PDIU-së, ndërsa PR të ketë numëruesin e katërt.

Ka qenë anëtari i LSI që ka dalë kundër këtij vendimi madje dhe ka protestuar, duke u larguar dhe nga mbledhja.

(d.b/Shqiptarja.com) 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë