​Ornela, vajza shqiptare nga Asti që
fiton çmimin e studimeve evropiane

​Ornela, vajza shqiptare nga Asti që<br />fiton çmimin e studimeve evropiane
Quhet Ornela Darova, është lindur në Asti, 22 vjet më parë, por nënshtetësinë italiane e ka marrë vetëm në moshën 19 vjeç dhe jo pa vështirësi, sepse është bijë e një nëne shqiptare. Është ajo fituesja e çmimit Helen Joanne “Jo” Cox për Studimet mbi Evropën, nderimi i parë  që i bëhet kujtimet të deputetes laburiste anti-Brexit, vrarë në Leeds nga një fanatik, më 16 qershor 2016. Ornela, asaj pyetjes disi të pritshme e që i bëhet shpesh, i përgjigjet se nuk ndihet as italiane, as shqiptare, por evropiane. Dhe ndoshta është pikërisht kjo bindje, bashkuar me impenjimin dhe dëshirën për emancipim, që e ka shtyrë këtë studente të re të lindur e rritur në provincën piemonteze që të shkëlqejë në studime dhe të interesohet për realitetin akademik ku sheh të ardhmen e saj.
 
Titulli i tezës me të cilën fitoi çmimin që iu dorëzua të enjten në Montecitorio, në prani, ndër të tjerë, të ambasadores angleze Jill Morris, flet vetë: “Po sikur pastruesja jote të ishte një inxhiniere bërthamore? Mbikualifikimi i emigrantëve evropianë: transferimi i kapitalit njerëzor dhe liria e lëvizjes”.
 
“Kush ikën nga vendi i vetë nuk e bën gjithmonë për të marrë arratinë nga varfëria dhe uria. Nëna ime është me shkollë të lartë dhe nuk ishte e vetmja në familje. Para se të zbarkonte në Otranto punonte në një muzé”, nënvizon Ornela. “Midis emigrantëve ka shumë persona me kualifikimin e duhur që nuk gjejnë punën që i përshtatet shkollës që kanë kryer. Është një aspekt i rëndësishëm i betejës për integrim në Evropë dhe objekt i kërkimit tim”.
 
Pasi ndoqi maturën dhe u laureua në Universitetin e  Torinos në Ekonomi e Statistikë (të dyja me nota maksimale) Ornela Darova u përzgjodh për të marrë pjesë në një program ekselence në Kolegjin Carlo Alberto e më pas fitoi një bursë studimesh në Universitetin Bocconi, ku sot kryen Masterin në Shkencat Ekonomike dhe Sociale, me shpresën që do ta çojë drejt mbrojtjes së doktoraturës.
 
Një CV që tani mbresëlënëse, së cilës i janë shtuar pasioni për gazetarinë (ka bashkëpunuar me radio e gazeta lokale) dhe kërkimet: ka krijuar Neos, një think magazine ekonomike ku shkruajnë studentë; ka bërë një kërkim për Western Union dhe Laboratorin e Analizës Politike e Sociale të LUISS (Libera Università Internazionale degli Studi Sociali); ka qenë ndër promovuese e Shkollës së Liberalizmit në Torino dhe ka marrë pjesë në programin e këshillimit Mentors4U.
 
Ornela njeh pesë gjuhë dhe nëse mendon për të ardhmen e bën njësoj si pjesa më e madhe e të rinjve të brezit të saj, pa imagjinuar barriera e kufij.
 
“E dua me gjithë shpirt Italinë, është shtëpia ime dhe këtu ka me të vërtetë disa qendra ekselence të rëndësishme, edhe pse shpesh iu harrojmë. Por ndihem e gatshme edhe për të lëvizur, paksa prej natyrës sime, paksa për fushën ku gjendem. Ndaj, nëse do të më jepej një mundësi e mirë pune apo studimesh jashtë, do të shkoja”. /Repubblica/
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”