​Peleshi ia del, mbledh në takim
edhe kryebashkiakët demokratë

​Peleshi ia del, mbledh në takim<br />edhe kryebashkiakët demokratë
Pavarësisht hezitimit për tu takuar me kryeministrin, disa kryebashkiakë të djathtë nuk kanë hezituar aspak të ulën në një tryezë me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e Pushtetit Lokal Bledi Çuçi. Arsyen e takimit dhe fotot e pjesëmarrësve mes të cilëve edhe disa të zgjedhur demokratë i publikoi në Facebook vetë zv.kryeministri Peleshi. 

“Një diskutim e debat serioz me kryetarët e bashkive të reja, të majtë e të djathtë, për të gjetur rrugën më të mirë për të përballuar së bashku sfidat e reformës territoriale-administrative. Jemi të vendosur t'u ofrojmë bashkive të reja të gjithë ndihmën dhe ekspertizën e nevojshme për t'u krijuar atyre kushtet optimale për të realizuar misionin e tyre”, shprehet Peleshi.voltana
 
“Së shpejti, me ndihmën dhe financimin e qeverisë këto bashki do të kenë Planet e Përgjithshme Vendore për të gjithë territorin e bashkive të reja për t'i hapur rrugë kështu një zhvillimi të qëndrueshëm, pa plagët e anarkisë, informalitetit dhe kaosit nga i cili ka vuajtur aq shumë zhvillimi i territorit në këto 25 vjet”, shkruan në faqen e tij në Facebook,zv.kryeministri ndërsa bie në sy fotoja ku krah përkrah socialistit Erjon Veliaj qëndron demokratja Voltana Ademi dhe pak më tej kryetari i bashkisë së Vorës, i shumë debatuari Fiqiri Ismaili.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli