TIRANE-Një letër e vecantë, me një dedikim nga një polic fierak për ministrin e larguar Saimir Tahiri po bëhet hit në internet.

Punonjësi i Policisë së Fierit shkruan me sinqeritet mbi karrierën e tij shumë vjeçare në Polici, por që kurrë nuk është ndier sipas tij, më i vlerësuar se nën drejtimin e ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri.

Nga një punonjës i policisë në Fier.
Ministër Tahiri,
Në një nga takimet që bëtë ju me punonjësit e policisë të Qarkut tonë, na u drejtuat me një batutë " Eh sa Ministra keni kaluar në profesionin tuaj ju".
Eshtë e vërtetë, kemi kaluar shumë Ministra. Midis nesh ka punonjës policie me një karrierë 40 vjeçare, por ka dhe punonjës policie shumë të rinjë, djem e vajza që kanë rreth një vit pune.
Ne jemi punonjës policie që jemi përballur me ndërrime sistemesh, me prishje masive të rendit e sigurisë, me ngjarje kriminale të rënda etj, por situatat më të vështira për ne kanë qënë kur na përbaltnin, na fyenin, na demotivonin apo nuk mendonin për ne dhe familjet tona.
Ndaj ne, ne radhën e Ministrave që kemi parë po ju veçojmë Ju dhe me shumë mirënjohje ju themi FALEMINDERIT.
Ju falenderojmë sepse edhe ne kemi arsye për të qënë krenarë për atë kohë që punuam me ju. Sepse punën tonë të mundimshme ju e bëtë me fisnike, më qytetare, e çliruat nga muret e larta ngjyrë gri dhe e hapet për ne dhe publikun.
Tashmë qytetarët priten, dëgjohen me kujdes në zyrat tona dinjitoze nga vajza të qeshura e plot etikë, larg katrorëve të sporteleve me xhama të thyer e vrazhdësisë të atij që mundohej të të dëgjonte.
Ne punonjësve të policisë me pasion për profesionin ju na rinuat me shumë djem e vajza, na veshët bukur ,na hapet shkollën e mbyllyr prej vitesh, na mbeshtetet financiarisht, ndaj sot ndihemi dinjitozë në detyrën tonë për t'i shërbyer qytetarëve.
Po, vërtetë kemi kaluar shumë Ministra, por Ju do t'ju mbajmë mend si të vetmin qe u bë njëri prej nesh, na dëgjuat për shumë halle, na uruat për shumë gëzime dhe na vlerësuat për punën e veshtirë.
Faleminderit Ministër TAHIRI.

letra per tahirin

(d.b/Shqiptarja.com)