Ndërkohë policia zyrtarisht e shpalli në kërkim Stresin, por dhe publikoi një video nga kontrolli që efektivët kryen sot në banesën e Stresit, ku u sekuestrua arma me të cilën reperi qëlloi në ajër natën e Vitit të Ri.
“#Mirmengjesi ! Nuk ka me keq se kur cohesh ne mengjes e te shofesh shpifje nga Neës24 media qe gjithmone ka bërë spekulime te kota pasi qe ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe un nuk jam as në kërkim as nuk fshihem,ma free se kurr. Kërkojm nga ju dhe gjitha televizionet tjera të heqni këto deklarime te pabaza dhe do merrem personalisht me ju saqë do mbani përgjegjësi dhe do perballeni me denoncim per shpifje #News24 #OraNews #ReportTv”.
(Statusi i Stresit)
Njoftimi i Policisë
Filmojnë veten duke qëlluar me shotgun në ajër
Shpallen në kërkim të rinjtë
Sekuestrohet arma e zjarrit
Më datë 05.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, kanë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punojnë për kapjen e shtetasve:
- A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
- E. L., 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, më datë 05.01.2017, kanë publikuar në rrjete sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit "Shotgun", në një ambient publik.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016, si dhe po kryhen veprime administrative për heqjen e lejes për mbajtje arme gjahu ndaj shtetasit S. L., 61 vjeç, banues në Tiranë.
Është bërë skuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
• Një armë zjarri gjuetie, tip "Shotgun"
• Një automjeti tip "Audi"
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës se Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetise dhe sportive” dhe "Prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 280, 274 e 25 të Kodit Penal.