Që nga vullkani shkatërrimtar, ka qenë gjithmonë e vështirë të imagjinosh sesi ka qenë Pompei. Si dukeshin shtëpitë e të pasurve që kanë jetuar 2 mijë vite më parë? Si jetonin në qytetin e lashtë?

Ky është një model dixhital në 3D i krijuar për të plotësuar imagjinatën tonë. Shkencëtarët sjellin para syve tanë nëpërmjet, teknologjisë, vilat e kopshtet e Pompeit, në Romën e lashtë.

Shkencëtarët e Universitetit Lund në Suedi, kanë punuar me projektin që në vitin 2010, për të dokumentuar sesi ka qenë zbukurimi dekorativ në banesat e Pompei.

Dhe ia kanë dalë. Me këtë video mund të mësoni se ku kanë jetuar banorët e Pompei, para se të shkatërroheshin e të vdisnin nga shpërthimi i rrufeshëm nga mali Vezuv.

[gallery]19023[/gallery]

pompei
pompei
pompei

(d.b/Shqiptarja.com)