​Profesoresha që të gjithë do donin
t’ju jepte Matematikë

​Profesoresha që të gjithë do donin<br />t’ju jepte Matematikë
Matematika nuk është gjithmonë një lëndë e pëlqyer. Por nëse do të kishit një mësuese si Oksana Neveselay, me siguri do të ndërronit mendje. Ajo është cilësuar në rrjetin e internetit si mësuesja më e bukur në botë.  

Oksana nga Bjellorusia u bë popullore në rrjet pasi studentët i publikuan në internet një video teksa ajo jepte leksion algjebre në klasë.

Mjaftuan 15 sekonda që video e realizuar në një klasë të një shkolle në Minks të merrte bum klikimesh, pëlqimesh si dhe shpërndarje në internet.  

Faqja e saj në Facebook u bombardua nga ftesat kurse në Twitter e Instagram kishin nisur ndjekësit duke arritur në 1 milion.

Duket se mësueses i hyri vetja në qejf dhe menjëherë publikoi disa fotografi të saj si modele. Media të huaja thanë se karriera e saj si mësuese matematike nuk do të zgjasë shumë, pasi ekziston mundësia që ajo të realizojë ëndrrën për modele pasarelash.

Por si përgjigjet mësuesja?
“Jam një grua dhe jam e detyruar të dëshmoj se sensualiteti dhe inteligjenca mund të ecin paralel me njëra-tjetrën”.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur