Janë rikthyer zjarret në Fier, ku ditën e sotme janë regjistruar dy vatra, një në fshatin Gorishovë të Cakranit dhe në Roskovec.

Ullinj e shkurre po digjen nga flakët në Gorishovë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse.

Në Roskovec nga zjarri po digjen shkurre, ndërsa rrezikohet edhe një magazinë që ndodhet aty pranë.

Vetëm gati një muaj më parë, zjarret në Fier shkaktuan dëme të mëdha, ku u dogjën 90 hektarë me pyje dhe rreth 5 mijë rrënjë ullinj janë shkatërruar totalisht. 

Të tjera pemë frutore janë dëmtuar së bashku me prodhimet e stinës duke falimentuar fermerët në fshatrat e Romes, Drenovë, Belishovë dhe Gorishovë.