​Salianji: Ju tregoj pse u përjashtua
Topalli nga lista e deputetëve

​Salianji: Ju tregoj pse u përjashtua<br />Topalli nga lista e deputetëve
Deputeti i PD, Ervin Salianji, që njihet si besnik i Bashës, është shprehur se Basha futi në listë vetëm ata që bënë opozitë të fortë.

I kundërshtuar nga të pranishmit në studio, të cilët thanë se Topalli ka bërë opozitë, Salianji tha se Topalli bojkotoi fushatën për PD-në, që në vitin 2015 në Shkodër.

“Më lini të flas unë se jam më i drejtpërdrejtë në këtë. Basha kandidoi vetëm ata që bënë opozitë të fortë. Zonja Topalli s’ka marrë pjesë në fushatën e Voltana Ademit në Shkodër në vitin 2015”, u shpreh Salianji në emisionin “Përballë” në TVSH.
 
Salianji: FRPD ishte inekzistente në fushatë
 
Ndërkohë, deputeti i ri demokrat ishte kritik ndaj FRPD-së. Sipas tij, kjo strukturë e rëndësishme në PD ishte inekzistente gjatë fushatës elektorale.

"Në partitë politike kur merr një pozicion politik të shërben ty dhe merr një pozicion për të bërë opozitë. Nëse më thoni se ka pasur opozitë nga ana e Forumit Rinor apo ka pasur organizim më të madh nga ky forum gjatë kohës një vit e gjysmë nga momenti i zgjedhjes dhe gjatë fushatës, më thoni dhe unë tërhiqem nga ky konstatim. Forumi ishte inekzistent", tha Salianji.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama thumbon Kurtin? Ndërhyrjet në Maqedoni synojnë destabilitet! Lufta për pushtet dobëson dhe përçan faktorin politik shqiptar

Rama thumbon Kurtin? Ndërhyrjet në Maqedoni synojnë destabilitet! Lufta për pushtet dobëson dhe përçan faktorin politik shqiptar