​Shkodër, rrezikohen antenat e TV
nga zjarri në malin e Taraboshit

Situata nga zjarri është përkeqësuar në malin e Taraboshit, pasi flakët po kërcënojnë zonën që nga pasditja e të mërkurës dhe tashmë i janë afruar antenave të televizioneve.
 
Flakët kanë arritur pranë antenave të televizioneve, ndërsa ndihma nga ajri ka rezultuar jo-efektive, pasi vatrat janë aktivizuar sërish, duke e bërë të vështirë punën e zjarrëfisësve pasi terreni është shumë i vështirë dhe era nuk është në favor.
 
Për momentin në vendngjarje po punojnë zjarrëfikset e Bashkisë së Shkodrës dhe Forcat Armatosura.
 
Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses ka rrezikuar jetën nga asfiksia.
 
Mësohet se Jergj Rrahi, është asfiksuar dhe nga lodhja është rrëzuar në tokë, për fat të mirë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në Bashkinë e Shkodrës janë disa vatra aktive të cilat po shkrumbojnë hektarë tërë me pemë dhe shkurre, ku në Zjefjan të Bushatit janë djegur mbi 200 ha shkurre, rreth 2 ha ullinj dhe një banesë e braktisur.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në malin e Taraboshit
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shkuar në malin e Taraboshit dhe po inspekton zjarrin që po rrezikon antenat e televizionit.

Ademi është shprehur se situate është problematike në disa zona të Shkodrës, dhe se “Po bëjmë çmos por nuk kemi mjete”. 

voltana ademi ne tarabosh
(Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në malin e taraboshit)

[gallery]23717[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv