Arrestohet autori i plagosjes së pronarit të argjendarisë në rrugën e “Dibrës”.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Albi Nazajn autori i grabitjes së argjendarisë dhe plagosjes së Vangjel Kashara. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se 28-vjeccari tentoi të grabiste argjendarinë në Rrugën e “Dibrës”, ndërkohë që pronari I saj Vangjel Kashara e ka ndaluar.

Në konflikt e sipër 28-vjeccari nga Vlora ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Vangjel Kashara, duke e lënë atë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. i riu nga Vlora u arrestua ditën e djeshme pak orë pas tentativës së grabitjes dhe Policia thotë se ai është i dënuar më parë për "Vjedhje", "Kundërshtimi punonjësit të rendit publik" dhe "Moskallzim krimi".

Plagosja ndodhi mëngjesine djeshëm rreth orës orës 09:30, pranë "Rrugës së Dibrës". Kashara pas plagosjes u transportuar në spital nën kujdesin e mjekëve.