TROPOJË- 70 persona janë paraqitur ditën e djeshme në spitalin e Bajram Currit për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi.
Pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se të 70 personat kishin konsumuar ushqim në restorantin e Dashmir P, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, dhe policia ka vënë në pranga menjëherë 47 vjeçarin.
Në lidhje me ngjarjen janë kryer veprimet proceduriale në bashkëpunim me specialistët e AKU-së, Drejtorisë së Shëndetit Publik Tropojë, ku janë marrë mostrat për kryerjen e ekzaminimeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera".
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com