TIRANE-Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dorëzoi ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet e tyre për ligjin e Vetting. Sipas Unionit, ligji për Vetting jo vetëm është antikushteues por bie ndesh edhe me opinionin e Komisionit të Venecias. Gjyqtarët shprehen në parashtrimet e tyre se nuk janë kundër proçesit te Vettingut, por nuk mund të lejojnë që pushtete e tjera të nëpërkëmbin pushtetin gjyqësor.
Njw dokument prej 30 faqesh, gjyqtarët parashtrojnë para kolegjit Kushtetues të gjitha kundërshtimet e tyre për ligjin, duke nisur që nga afati 30 ditor që është përcaktuar nga hyrja ne fuqi e ligjit për të paraqitur dokumentat, afat sipas tyre është i pamjaftueshëm.
Gjyqtarët thonë në kërkesën e tyre se nuk janë kundër proçesit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por kurrësesi theksojnë ata, nuk mund të lejojnë që pushtetet e tjera të nëpërkëmbin dinjitetin e pushtetit gjyqësor.
Sipas gjyqtarëve, ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”në një pjesë të konsiderueshme të dispozitave të tij, jo vetëm ka anashkaluar piketat orientuese të sugjeruara nga Komisioni i Venecias, por bie dukshëm ndesh me dispozitat Kushtetuese që kanë të bëjnë me Aneksin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe cënon një sërë parimesh Kushtetuese, apo të drejta dhe liri themelore të garantuara nga Kushtetuta.
Gjyqtarët thonë se ka paqartësi në lidhje me rolin e organeve të reja të cilat do te bejnë kontrollin e pasurisë dhe figurës dhe aftësive profesionale gjyqtare.
Sipas ligjit, kompetenca kushtetuese “për kryerjen e rivlerësimit” është projektuar në dy shkallë, “në vlerësim fillestar” që kryhet nga organet e parashikuara nga ligji dhe “vlerësimin përfundimtar”, që kryhet nga organet Kushtetuese, të ngarkuara prej saj me rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky handikap, thone gjyqtarët, shtjellohet më tej në dispozitat e kreut IV, konkretisht pika 1 e nenit 33 të ligjit specifikon se: “ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative.”
Pra, rivlerësimin për pjesën e kontrollit të pasurisë nuk e kryen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ILDKPKI.
“Një parashikim i tillë, del qartësisht jo vetëm jashtë qëllimit të kushtetutëbërësit, por njëkohësisht cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duke e lënë procesin e vlerësimit të pasurisë de facto dhe de jure, nën kontrollin e një organi jo Kushtetues dhe jo të ndërtuar për këtë qëllim, si ILDKPKI”.
/Shqiptarja.com