SHKODER-Shoqëria Civile këkron të protestojë për punonjësin e komunales që vdiq në një pusetë, kryebashkiakja Voltana Ademi i ndalon.

Titullarja e Bashkisë ka vendosur disa makina në oborrin ku protestuesit kishin hapur pankartat me mbishkrimet, “Ti nuk je Bashkia!”, “përgjegjëse është kryetarja e Bashkisë”.

E megjithatë kjo nuk ndaloi protestuesit të ngrinin zërin ndaj Voltana Ademit duke e akuzuar se është ajo fajtore për vdekjen e punonjësit të Komunales që po pastronte një gropë septike të ujrave të zeza në mes të ditës nën temperaturat e larta.

[gallery]23100[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)