Policia arreston 3 autorët e dyshuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë, vëllait të kryekomunarit të Kaçinarit.
Armët që u gjetën e sekuestruan gjatë kontrolleve në banesën e tyre, rezultuan se kishin kryer qitje në vendin ku u gjet i vrarë Bardhi.
Me një njoftim për shtyp, Policia shprehet se e ka zbardhur ngjarjen për vrasjen e Aleksandër Bardhit të ndodhur më 29 shtator, të këtij viti.

(Aleksandër Bardhi)
Gjatë veprimeve hetimore intensive zbulohen dhe arrestohen autorët e vrasjes, Dhimitër Ciko, 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për "Trafikim Narkotikësh", A.L., 18 vjeç, banues në Ksamil si dhe A.Xh., 20 vjeç, banues në Ksamil, i dënuar më parë për "Vjedhje" (shpallur në kërkim).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Xh., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri "Automatik-model 56" si dhe 3 krëhëra të mbushur me fishekë, të cilat u dërguan për ekzaminime laboratorike.
Nga ekzaminimet laboratorike që u është nënshtruar këtyre armëve, ka rezultuar se të tre armët e mësipërme kanë realizuar qitje në vendin e ngjarjes për vrasjen e Aleksandër Bardhit.
Gjithashtu, Policia bën me dije se këta shtetas janë autorë në lidhje edhe me një ngjarje tjetër të ndodhur në datën 21.09.2016. Të tre personat, në vendin e quajtur "Kthesa e shëtitorës" Ksamil kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6-gëzhoja automatiku model 56, të kalibrit 7.62 mm.
Si rezultat i ekzaminimeve të kryera për 3 armët e mësipërme për vrasjen e Aleksandër Bardhit, ka rezultuar se 1 prej tyre është përdorur në këtë ngjarje të Ksamilit.
2 personat e arrestuar ne momentin e pare ne lidhje me kete ngjajre, ndodhet te dy ne gjendje arresti jo per vrasjen, por per vepra penale te tjera:
F.D., me mase sigurie "Arrest në burg", i denuar me 5 vite burg per vepren penale "Trafikim te mjeteve motorike"
Gj.A., me mase sigurie "Arrest ne burg" pasi ne banese i eshte gjetur nje arme zjarri Automatik dhe 56 fisheke!
Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, ka qenë vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kacinar të Mirditës, Petrit Bardhi.
Ai është gjetur i vrarë nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarrit të tipit automatik.
[gallery]19077[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com