​Vrasja e shokut, Gjykata e Lartë
rrëzoi provat që 'mbërthenin' Xhino Dautaj

​Vrasja e shokut, Gjykata e Lartë<br />rrëzoi provat që 'mbërthenin' Xhino Dautaj
Hetuesit e atentatit të Sukthit ku humbi jetën Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti sekuestrojnë si provë për zbardhjen e ngjarjes rekursin e prokurorisë së Vlorës për pafajësinë e fituar nga Dauti për vrasjen e 2012 ku ai u akuzua se vrau shokun e fëmijërisë njëherazi ish fqinji i tij, Fatjon Bani.

Sipas prokurorëve në këtë rekurs ndodhen dëshmi e prova të vlefshme të cilat shërbejnë për të hedhur dritë nëse atentatorët kanë pasur apo jo qëllim dhe ekzekutimin e Juxhin (Xhino) Dautajt i cili udhëtonte në mjetin Audi A8 sëbashku me ish shefin e Krimeve të Tiranës Ervin Dalipaj.

Më 3 Nëntor 2016 Dauti arriti të marrë pafajësinë dhe në gjykatën e lartë, ku me relator Tom Ndrecën, Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e prokurorisë së Vlorës e cila këmbënguli në dënimin e Dautajt me 23 vite burg.

Por çfarë kundërshtoi prokuroria me rekurs të cilat s’u morën parasysh as nga Gjykata e Lartë?

Sipas rekursit me 10 faqe të firmosur nga prokurori Petrit Qerimi, apeli i Vlorës dhe Gjykata e Lartë duhet të mernin parasysh provat si “Pamjet filmike që kishin fiksuar Xhino Dautaj me të njëjtat rroba që u gjetën në një kosh mbeturinash pak minuta pas vrasjes së Fatjon Banit, përgjimet telefonike të të afërmve të Xhinos që flisnin me shqetësim për vrasjen e Banit si dhe deklarimet e familjarëve të Fatjon Banit që kishin parë vëllain e tyre me Xhinon që debatonin për disa para borxhe nga aktiviteti i drogës”.

Hetuesit e prokurorisë së Durrësit dhe Krimeve të Rënda kanë përpiluar një listë për ripyetjen si person që kanë dijeni dhe të dhëna të vlefshme të hetimit për të gjitha ata që ishin pjesë e dosjes së gjykimit për akuzën e vrasjes ndaj Xhino Dautajt.

Prania e 32 plumbave të qëlluar mbi Daujtajt e Dalipajn sipas hetuesve ka qenë një hakmarrje e cila i bind ata se vrasja lidhet me krime të mëparshme ku si Dauti dhe Dalipaj kanë qenë persona të akuzuar nga drejtësia shqiptare.

Xhino Dautaj fitoi pafajsinë dhe pse u dërgua në gjyq për vrasjen e Fatjon Banit, ndërsa Ervin Dalipaj gjykohej në mungesë për rrëmbimin e më pas ekzekutimin e Gazmend Çollakut në Durrës, ngjarje e ndodhur 1 vit më parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete