9 mjekë të infektuar nga pacientët, Basha: Të ngrihen 'çadra' pranë spitaleve për të pritur të dyshuarit nga COVID-19

9 mjekë të infektuar nga pacientët, Basha: Të ngrihen 'çadra' pranë spitaleve për të pritur të dyshuarit nga COVID-19

TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha thotë se për të mbrojtur stafin mjekësor në kushtet që tanimë në Shqipëri janë 9 mjekë me COVID-19 të infektuar nga pacientët, duhen ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha teksa shpreh trishtimin për ndarjen nga jeta të personit të dytë me koronavirus, thotë se qeveria duhet të verë në dispozicion fonde për të blerë pajisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19.  Basha shpreh mirënjohje për mësuesit që po punojnë duke asistuar nxënësit online për shitësit e marketeve, furrave të bukës, farmacistët, e media që në këto ditë të vështira për të gjithë duhet të jenë në krye të detyrës për t'i shërbyer qytetarëve. Po ashtu, ai ndan apelin ndaj qytetarëve për të ruajtur veten dhe të afërmit duke respektuar rregullat e higjienës.

Postimi i Bashës

"Është i trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga COVID 19. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet familjes së tij. Dua gjithashtu të përgëzoj dhe uroj ekipin e mjekëve dhe pacientin që mbrëmë e fitoi betejën me COVID 19. Prej ditësh kam shprehur shqetësimin për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19.  Fatkeqësisht sot kemi 9 raste të konfirmuara mjekësh të prekur nga Covid 19 si dhe dhjetra raste të tjera të vetëkarantinuar.  Do ta përsëris edhe shumë herë të tjera pa u lodhur thirrjen ndaj qeverisë që të pajisë  personelin shëndetësor me të gjjthë  mjetet e duhura  mbrojtëse si dhe të marrë urgjentisht masat për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale  për të pritur dhe trajtuar personat që kane shenja apo dyshime se mund të jenë prekur nga COVID 19. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor kaq të domosdoshëm në këtë situatë të rënduar, por dhe pacientët e tjerë që kurohen në spitale.

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.  Qeveria duhet që në mënyrë emergjente të verë në dispozicion fonde për të blerë paisje mjekësore dhe tamponë të nevojshëm për të kryer ekzaminimet për COVID 19. 

Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet lejuar kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa para se të jetë tepër vonë.

Të dashur bashkëqytetarë!

Ndërsa bilanci i të prekurve nga COVID 19 sa vjen e rritet, mbetet shumë e rëndësishme të zbatoni këshillat e mjekëve dhe të qëndroni në shtëpi. Në këtë menyrë do të ndalojmë përhapjen e virusit COVID 19 dhe do t'ju japim mundësi mjekëve të trajtojnë  me kujdes personat që janë në gjendje të vështirë shëndetësore.  Mos harroni se duhet një kujdes i veçantë ndaj të moshuarve të cilët  janë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Ndërsa një vëmendje  e shtuar duhet dhe ndaj  qytetarëve në pamundësi ekonomike, atyre që jetojnë  në kushte të vështira në çadra apo banesa të papërshtashme. Pa humbur kohë duhet siguruar furnizimi me ushqime dhe detergjent për ta. Koha nuk pret.

Dua me përulësi t'ju shpreh mirënjohjen time të gjithë atyre që në këto ditë  të vështira dhe të ngarkuara psikologjikisht po punojnë pareshtur, mësuesit që po asistojnë me mijëra nxënës në forma alternative, shitësit e marketeve apo dyqaneve, punonjësit e furrave të bukës, farmacistët, punëtorët  e ujësjellësve, elektricistët, e shumë e shumë të tjerë që janë sot në krye të detyrës. Mirënjohje gjithashtu dhe për punonjësit  e mediave që pa  marrë në konsideratë rrezikun vazhdojnë të jenë në krye të detyrës për të mbajtur të informuar qytetarët që sot më shumë se kurrë më parë janë me sytë, veshët dhe mendjen nga informacionet që përcjell media. 

Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju të dashur bashkqytetarë që pavarësisht situatës së vështirë, duke lënë pas çdo ndasi po i jepni kurajo dhe mbështetje njëri tjetrit!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 18/03/2020 14:42

    Ore na eshte bere ky Basha si kryeministri nr.2 apo rezerve dhe sheh cfare ndodh ne Itali dhe del me vrap jep direktiva Eshte bere si gjithollog'ja e leshitlikes Nora bythderrja qe del dhe kakaris ne ekrane tip cim peka, apo cim pordha sikur mer vesh nga cdo gje. Rri or Lal e di vete Edi cfare do beje , ti po deshe bllokoje ate gangsterin tend Flamur Herman Geringun se na e shpif kur del ne ekran, sikur shohim Geringun e Rajhut te trete.

    Përgjigju
  • WTF: 18/03/2020 11:50

    Kur te jep mend edhe budallai, hapu dhe e futu! Ik o Lul e futja gjumit se te ka ardh dita.

    Përgjigju
  • 007: 18/03/2020 11:32

    E ke para ne televizor Lulo spo da ka thene Paloka? Lëri PROFESIONISTET te bëjne punen e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit