Arrestohet vrasësi i Londrës
Vret në Londër, kapet në Shkodër. I akuzuar për vrasjen e një shkodrani tjetër, Pjetrin Zefi është arrestuar nga uniformat blu të Shkodrës, vetëm një javë pasi kishte mbërritur në vendlindje.
SHKODER
(3/12/2000)
Vret në Londër, kapet në Shkodër. I akuzuar për vrasjen e një shkodrani tjetër, Pjetrin Zefi është arrestuar nga uniformat blu të Shkodrës, vetëm një javë pasi kishte mbërritur në vendlindje.
Viktimë e tij, Florjan Ndoja, një tjetër i ri nga Shkodra, është gjetur i masakruar me thikë në një shtëpi në Angli. Ai është gjetur disa ditë pas vdekjes dhe menjëherë Interpoli ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e ndodhur mes shqiptarëve. Nuk është vonuar shumë të mbërrihet në zbardhjen e autorësisë së krimit dhe vetëm pas një muaji është bërë e mundur ndalimi i tij mijëra kilometra larg vendngjarjes. Vrasja e ndodhur në kryeqytetin britanik, ku autori dhe viktima janë shkodranë, është zbardhur pikërisht në vendlindjen e tyre. Pjerin Zefi, 27 vjeç, është arrestuar nga policia, si i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 25 tetor, në Londër. Arrestimi i tij, është bërë në orët e pasdites të së premtes dhe kjo ka bërë që të zbardhet një nga ngjarjet të vëna nën hetim dhe nga Interpoli. Sipas policisë, Pjerin Zefi më 25 tetor të vitit 2000, ka vrarë me thikë Florjan Ndojën, 25 vjeç, bashkëqytetar i tij. Sipas policisë, 27-vjeçari e ka lënë viktimën të vdekur brenda në shtëpi dhe ka jetuar përreth një muaj në Itali. Më pak se para një jave, ai ka mbërritur në Shkodër. Gjithnjë sipas policisë, në gjurmë të tij kanë rënë agjentët e policisë kriminale, të cilat kanë zbardhur gjithçka, pasi janë vënë në lidhje me Interpolin. Gjithnjë sipas policisë, është shumë shpejt për të arritur në motivet e kësaj vrasjeje, ndërkohë që autori ka pranuar vrasjen, si dhe rrugëtimin që ka bërë nga Anglia, në Itali e më pas në Shkodër. Situatat dhe rrethanat e vrasjes së tij, për policinë do të sqarohen në ditët e ardhshme. Gjithnjë sipas policisë, viktima dhe autori ishin shokë, para se të ndodhte dhe vrasja. Në vendin e krimit është gjetur dhe arma e krimit, një thikë, e cila është mbajtur në Angli si prova e vetme materiale.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
52.9%
-
Jo
40%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec! Nga 7 raste, 3 janë në konviktin turk
2 Nëntor, 13:05
-
Gjirokastër/ Makina e Policisë përplaset me një automjet tjetër! Plagoset shefi i stacionit kufitar të Kakavijës
2 Nëntor, 13:02
-
Përmbytje në Spanjë, Sanchez: Do të dërgojmë edhe 10 mijë ushtarë në Valencia! Mbi 200 të vdekur, 1900 të zhdukur
2 Nëntor, 13:01
-
FOTOLAJM/ Rama shijon diellin e Korçës mbas Hallouinit
2 Nëntor, 12:53
-
'Çarje në muskul', Rey Manaj dëmtohet sërish dhe mungon për Sivasspor
2 Nëntor, 12:51
-
Rama: Vlora, bregdeti me shëtitoren më të gjatë në mesdhe! Gati të vijojmë Lungomare 4 në zonën e Orikumit
2 Nëntor, 12:50
-
Ligue 1/ Monaco në 'rënie të lirë', Angers e mposht 0-1! Lille dhe Lyon barazojnë me gola
2 Nëntor, 12:24
-
Atentati me 3 të vrarë në Shkodër, Shqiptarja.com siguron foton e Izmir Sakices! Në kërkim policor edhe për atentatin ndaj 'Audi-t' të blinduar në Bushat
2 Nëntor, 12:13
-
Opozita marshim proteste në Shkodër: Qytetërimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim (FOTO+VIDEO)
2 Nëntor, 12:10
-
Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24 vjeçari nga Kosova
2 Nëntor, 11:47
-
Incidentet e shkaktuara nga tifozët shqiptarë në Tbilisi, UEFA gjobit FSHF-në me 26 mijë e 875 euro
2 Nëntor, 11:46
-
Veliaj në Torino, takon kryebashkiakun Lo Russo! Nis bashkëpunimi mes dy qyteteve, për Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës në 2025
2 Nëntor, 11:31