Kadi: Te dy kullat dhe 25 sauditë

(25/1/2002) TIRANE Pas Jasim Kadiut edhe 25 biznesmenë të tjerë arabë. Në një intervistë dhënë agjensisë "Arab News", i dyshuari për lidhje me terrorizmin, Jasim Kadiut, të cilit i janë ngrirë të gjitha pasuritë në Shqipëri pozicionohet rreth vendimit të autoriteteve shqiptare. "Më shumë se 25 biznesmenë dhe firma saudite kanë investuar në projektin e kullave binjake, i cili kushton më pak se 4 milionë dollarë amerikanë dhe është në qendër të Tiranës", ka thënë Kadiu për agjensinë arabe të lajmeve. Sipas tij, këto biznesmenë arabë kanë krijuar një Bankë islamike për të ndihumar në zhvillimin e vendeve ish-komuniste, sidomos në vendet myslimane, në vendet ish-sovjetike, Azi e Evropë. Madje, kjo organizatë financiare ka kontribuar në Shqipëri duke marrë edhe falenderimin e krerëve më të lartë të Qeverisë shqiptare. Më tej Kadiu nuk ka "demostruar" ndonjë habi për veprimin e autoriteve shqiptare, veprime që sipas tij, jo vetëm që kanë qenë të motivuara politikisht, por bëhen edhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Vendimi i Qeverisë shqiptare për ngrirjen e pasurisë sime nuk është i bazuar në asnjë provë ligjore dhe është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", ka sqaruar Kadiu ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti për kërkim ndërkombëtar. Por, duke "u pajtuar me fatin e vet", Kadiu thotë se është një padrejtësi bllokimi i pasurive të të tjerëve, që janë ortakë në ndërtimin e kullave. "Si mundet një qeveri të marrë në dorë pasuritë që i përkasin një grupi investitorësh, kur ata veprojnë pa të drejtë vetëm kundër njërit prej tyre", pyet retorikisht Kadiu. Gjithsesi, për agjensinë arabe të lajmeve Jasim Kadiu ka deklaruar se "ka porositur avokatët e tij mbrojtës për të mësuar gjithçka për çfarë ndodhi dhe në çrrethana", duke premtuar se "do të luftojë deri në fund me mjetet ligjore për të mbrojtur pasurinë e tij. Madje ai ka shtuar se "do të hap gjyq për të rrëzuar vendimin e gjykatës". E gjithë klima e krijuar me "fatin e pasurive" myslimane në Shqipëri, sipas Kadiut do të ndikojë negativisht për dëshirën e tyre për të investuar në Shqipëri. Vetëm një javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare kërkoi në gjykatën e Tiranës sekuestrimin e dy kullave të "Qendrës së Biznesit" që ishin duke u ndërtuar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Si dhe bllokimin dhe kontrollimin e të gjitha llogarive rrjedhëse të tij, si i dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist ndërkombëtar të "Al Qaeda"-s. Nxitja për këtë çështje, ka qenë Urdhëri Suprem i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bush, i cili kërkon "ngirjen" e pasurive të dyshimta që "ushqejnë" terrorizmin. Në fakt, bashkë me Jasim Kadiun, i cili kishte në dy kullat 32.25 përqind të aksioneve kanë qenë edhe disa nga biznesmenët shqiptarë. Por, vetëm dy ditë më parë, prokuroria ka sekuestruar edhe dokumentacionin e përbashkët të të gjithë aksionerëve për të mundësuar "ndarjen fizike" të pronës që i përket Kadiut, në mënyrë që të mos prekë bizneset e të tjerëve në këtë investim. Pas bllokimit të pronave të Kadiut janë publikuar edhe disa dokumenta që vërtetojnë lidhjen e Kadiut me të dyshuarin tjetër Abdyl Latif që u ekstradua nga Shqipëria në nëntor 1999 nga shërbimet sekrete amerikane.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me pensionistët e Njësisë 1: Reforma për sigurimet shoqërore, hap rrugën për pensione më dinjitoze