Kapet me drogë e armë

(2/6/2000)Rreth 180 kilogramë hashash dhe një automatik kallashnikov, kanë dërguar pas hekurave një 20-vjeçar shqiptar, i ndaluar në ishullin e Korfuzit. Atij i janë vënë prangat sapo ka shkelur në ishull, ndërkohë që nuk është arritur të bllokohet skafisti shqiptar që e ka hedhur në brigjet greke. Një tjetër shqiptar është ndaluar po dje nën akuzën e një trafiku tjetër, atë të klandestinëve. Ka mjaftuar një kontroll rutinë dhe nuk ka qenë aspak e vështirë për të gjetur 10 pako me hashash të presuar si dhe një automatik, në çantën e një të riu shqiptar që ka zbarkuar dje paradite në ishullin e Korfuzit. Rreth 20 vjeç, djaloshi, identiteti i të cilit mbahet akoma anonim, ka zbarkuar paraditen e djeshme nga një skaf, i cili vetëm sa e ka lënë në breg dhe më pas është larguar. Policia greke, ndonëse është vënë në ndjekje të tij, nuk ka arritur ta ndalojë. Sipas informacioneve të para, policia greke ka sekuestruar mallin kontrabandë dhe ka marrë masën e ndalimit për të riun shqiptar. Sakaq kanë nisur dhe hetimet për të zbuluar nëse i riu ishte hallkë e ndonjë zinxhiri trafikantësh, apo një kultivues i rastësishëm.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)