Kosovë: Prishtinë, Evakuohet Hotel Grad, alarm për bombë

PRISHTINE (4/21/2001)- Ushtarët britanikë të KFOR-it, forca e paqes e udhëhequr nga NATO, po evakuojnë Hotel Grand, më i rëndësishmi i kryeqyteti kosovar, nga frika e një atentati. Lajmi është publikuar nga agjencia ANSA e cila shton se evakuimi ka filluar rreth orës 9.30 - 9.45 të mbrëmjes së sotme. Urdhëri i evakuimit i përket edhe banesave që gjenden rreth hotelit në një rreze prej 100 m. Alarmi është lëshuar pasi është lokalizuar një pako e dyshimtë në brendësi të një autoveture të parkuar përballë hotelit. Disa ditë më parë, një atentat i ndodhur në një distancë të shkurtë nga "Grand"(që gjendet në qendër të Prishtinës) kishte provokuar vdekjen e një serbi dhe plagosjen e 4 të tjerëve. "Një telefonatë anonime ka sinjalizuar bombën" ka thënë për ANSA-n Andrea Angeli, zëdhënës i misionit të OKB-së. Evakuimi i hotelit po bëhet edhe për arsyen sepse automjeti me pakon e dyshimtë mund të shpërthehet nga forcat e specializuara. Në vendngjarje kanë shkuar edhe karabinierët dhe Forcave Speciale.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie