Lesi: Unë Kryetar i demokristianëve

(1/12/2001)Nikollë Lesi, pas zgjedhjes së tij si kryetar i PDK Lezhë, thotë se kërkon që ka kthejë këtë parti në forcën e tretë politike në vend. Ai shpreh synimin e tij për të ardhur në krye të demokristianëve shqiptarë. Ju jeni zgjedhur kryetar i PDK për Lezhen. Pse e ndërmorrët këtë inisiativë? Unë jam deputet i Lezhës që prej vitit 1997. Në të gjitha fushatat elektorale, si në maj të vitit '96, ku u vodhën votat nga PD-ja, si në qershor '97 , ashtu edhe në zgjedhjet e zhurmshme të këtij viti kam patur mbështetjen formale dhe publike të PDK-së. Bile për të qenë edhe më të saktë në zgjedhjet lokale të tetorit 2000, unë u ftova nga kryetari i PDK-së, Bushati dhe kryetari i kësaj partie për Tiranën zoti Kujtim Gjuzi që të kandidoja përballë Edi Ramës. Por nuk vendosa sepse elektorati im lezhjan nuk më dha viston për të dorëzuar mandatin si deputet i Lezhës, pasi kandidimi për kryebashkiak në aspektin ligjor presupozonte dorëzimin e mandatit të deputetit lezhjan. I përmenda këto për të dalë tek ideja se shpirtërisht kam qenë pranë kësaj partie në pikëpamjen e programit, por jo përsa i përket drejtimit praktik të partisë. Ju jeni deputet i pavarur. Pas hyrjes suaj ne strukturat e PDK do jeni deputet i kesaj partie? Natyrisht që po, ndonëse kryetari aktual Bushati ka shpërndarë dje një deklaratë ku thotë se Këshilli Kombëtar nuk i njeh zgjedhjet e 24 qershorit dhe parlamentin e dalë prej tyre. Në të vërtetë Këshilli nuk është mbledhur për të arritur në një konkluzion, pasi nuk ka qenë shumica e domosdoshme e anëtarëve. Gjithsesi, kurdo të mblidhet ai, unë do të zbatoj vendimet politike të tij, qoftë edhe daljen nga parlamenti. Cila do të jetë e reja që do të sillni në këtë forcë politike? PDK-ja duhet të jetë forcë e tretë politike për të neutralizuar agresivitetin e PS-së dhe PD-së, të cilat sa herë vijnë në pushtet ,shtypin pjesën tjetër të opozitës dhe në të gjitha rastet, fatkeqsisht, e ka pësuar elektorati demokristian dhe intelektualët e saj. Ka një forcë të padukshme nga PS e PD, që nuk kanë dashur, nuk duan dhe nuk do të deshirojnë rritjen e frymës demokristiane dhe të filozofisë së saj për të shkuar drejt Europës. Kristianizmi është një prej rrugëve të rendësishme nga ku duhet të kaloj politika shqiptare për të shkuar në Europë. E reja që unë aspiroj dhe do të gjej rrugët e duhura për ta realizuar mbetet që PDK-ja të mos jetë as lodër në duart e PD-së e as servile e PS-së,porse të ketë indentitetin që e ka në program,por jo në praktikë,pra të jetë forcë me mbi 7-10 % elektorat,duke patur një grup parlamentar të fuqishëm. Dua që kur të thirret në Koalicione qeverisëse të mos t'i dhurohen kocka,por të jetë vota e saj ajo që i jep pushtet bashkëqeverisës. Cilat janë synimet tuaja brenda kësaj force politike? Të arrijë atje ku mund të ndryshoj diçka për të bërë më pas gjithcka të saktë për ta kthyer PDK-në në forcë të tretë politike, duke bashkuar të gjithë forcat demokristiane në Shqipëri. Pranoj cdo lloj konkurimi idesh dhe forcash të bazuar në votim të fshehtë,sipas statutit. Eshtë folur për synimin tuaj për të qenë në krye të kësaj partie, në këtë kuadër, si janë marrdhëniet tuaja me kryetarin aktual të PDK, Zef Bushati? Zoti Bushati për nga profesioni është aktor tragjik, ndonëse në jetën politike ka mbetur një aktor komik, duke i dhënë nota komike edhe vetë partisë, ndonëse në këtë parti ka mjaft intelektualë të spikatur dhe idealistë. Për marrëdhëniet me të po ju them se ai nga një anë me thërret që ta ndihmoj për të shkuar ambassador në Vatikan, dhe më pas nuk lë gjë pa kurdisur. Tashmë unë jam anëtar I Këshillit Kombëtar të PDK-së. Atje do të tregoj se kush është Bushati i vertetë që ditën shkon e puthet me Berishën dhe i thotë se "po ma merr Nikollë Lesi partinë", kurse natën i lutet ministrit të Shtetit Legisi që ta fusë tek kryeministri Meta për ta cuar ambasador në Vatikan. Gjithashtu ai ka vjedhur fondet dhe ndihmat për PDK-në. Kam plot dokumenta për këtë. A ka degë të tjera që kërkojnë analizën e situatës në parti dhe shkarkimin e tij nga posti? Po, janë Shkodra, Malësia e Madhe, Lezha, Puka, Fushë Arrëzi, Mirdita, Laçi, Kruja, Pogradeci, Korca, Fieri, Kavaja dhe Durrësi. Një përllogoritje e vogël tregon se janë mbi 2/ 3 e Këshillit Kombëtar që do të kërkojnë analizë të rreptë dhe nëse, Bushati e shtynë mbledhjen, atëhere do të mbledhim Kongresin e jashtëzakonshëm.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gra e vajza denonconi dhunën! Rezultati i sondazhit të shqiptarja.com