Lesi zgjidhet sekretar i përgjithshëm i PDK

(27/1/2002)Deputeti Nikollë Lesi merr në dorë drejtimin e Partisë Demokristiane. Në zgjedhjet e djeshme të kësaj partie ai u konfirmua si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokristiane me 72 vota pro dhe 3 kundër. Dje në orët e paradites, ka zhvilluar punimet Këshilli kombëtar i Partisë Demokristiane, disa ditë para largimit të Bushatit në detyrën e re të ambasadorit në Vatikan. Kështu pas votimeve të këtij këshilli u përcaktua kryesia e re e Partisë Demokristiane, ku postin më të rëndësishëm e mori Nikollë Lesi, i cili u caktua sekretar i Përgjithshëm duke marrë më shumë vota. Gjithashtu, një numër të madh votash (68 pro dhe 7 kundër) ka marrë edhe intelektuali i spikatur, Kujtim Gjuzi, i cili u zgjodh nënkryetar i PDK-së, për Marrëdhëniet me Publikun. Ndërsa në postin e nënkryetarit për ekonominë u zgjodh Sokol Frroku. Duket se zgjedhja e Lesit në postin kryesor, do t'i japë zhvillimeve brenda partisë një shtytje të re. Vetë Lesi ka deklaruar se do të synojë renditjen e PDK-së në majat e politikës shqiptare, midis 3-4 forcave kryesore në vend. Ndërsa nënkryetari Gjuzi ka fituar postin e Genc Ramës i cili është tërhequr me kërkesën e tij.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Disfata me Crystal Palace, Manchester United vendos 'rekord të zi' në historinë e klubit