A digjet një karrige apo ndërtohet një më e mirë?

A digjet një karrige apo ndërtohet një më e mirë?

Karrigja e Van Gog dhe Gogen

Karrigia në simbologjinë moderne të kohëve tona, këtu tek ne në Shqipëri, lidhet me dëshirën e dikujt për karrierë. Gati gati ka një kuptim përkeqësues kur dikujt i drejtohemi dhe i flasim për një karrige. Deri në pamjet e pak ditëve më parë, kur pamë deputetë të parlamentit të Shqipërisë t’i digjnin ato në një grumbull, sikur të ishin shtriga të kohëve të mesjetës, apo heretikë të shkencës apo të ndriçimit njerëzor. Karrigia tek ne, ndryshe nga bota e qytetëruar, ka marrë një simbol dhe një rol që nuk i përket ta ketë.

Për shembull, në shumë kultura perëndimore karrigiaa është simboli i asaj që njerëzit kanë ndërtuar dhe ëndërrojnë të ndërtojnë: Karrige e thjeshtë, karrige mbretërore, mjeshtër të kombësive të ndryshme, të kulturave të ndryshme janë lodhur përherë që t’i japin asaj një kuptim shumë të qartë. Për të mos folur për garën e arkitektëve më të famshëm botërorë për të krijuar karrigen më të bukur e më të rehatshme!

Aq i rëndësishëm është roli i saj sa në shumë piktorë të padiksutueshëm të ekzistencës sonë në këtë glob, ka një fokusim qëndror. Pikaso, Dali, De Chirico, Boccioni, etj. e kanë idealizuar, vizatuar, prezantuar si të jetë njeriu vetë që ka qëndruar mbi të. Shumë prej nesh kanë parasysh karrigen e thjeshtë të Van Gogut dhe atë më të rafinuarën që ai pikturoi, të mikut të tij Gogen (Paul Gauguin). Nëse në të tijën karrige Van Gog ka vendosur një llullë dhe duhanin që thithte prej saj, në karrigen e mikut të tij, piktorit Pol Gogen dallohet një qiri që jep dritë dhe dy libra që ndihmojnë të përmirësohet e ndriçohet njerëzimi.

Vetëkuptohet se me djegien e karrigeve para parlamentit shqiptar, kush i lagu me benzinë dhe kush i vendosi flakën, kërkonte të shpaloste botërisht mendimin se gjithçka duhet të shkatërrojmë për të ndërtuar pas kësaj diçka më të mirë. Por pikërisht, në këtë qëllim me këta individë, a janë të gjithë shqiptarët dakord?  A janë shumica të bindur se Flamur Noka dhe deputeti Bledjon Nallbati me çakmak në dorë kanë për qëllim t’u ofrojnë shqiptarëve karrige më të bukura më komode, tamam si Van Gog bëri me atë të Gogen, mikut të tij?

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Irani 200 raketa ndaj Izraelit, Ministri Hasani: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale

Irani 200 raketa ndaj Izraelit, Ministri Hasani: Rrit kërcënimin ndaj sigurisë rajonale