Më 23 maj në Partinë Demokratike do të zhvillohen zgjedhjet për drejtuesin e ri të PD-së. Sigurisht që Sali Berisha do të rikandidojë sërish, por mbeten për t’u parë se cilët do të jenë emrat përballë tij.
“Kush të tha ty që jo njëherë. Si e bën këtë pyetje. Kaq përgjigje”, ishte përgjigja e Berishës për gazetarët pas pyetjes nëse do të rikandidojë, ndërsa i pyetur nëse futja e tij sërish në garë bie ndesh me statutin e PD, ai tha se neni ‘Basha’ flet për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale.
“Neni flet për zgjedhje, jo për farsë elektorale. Nëqoftëse ka një realitet absolut të padiskutueshëm është, zgjedhjet ishin farsë elektorale”, tha Berisha.
Në konferencën për shtyp, kreu i PD komentoi edhe grupin e punës që është ngritur për rishikimin e statutit, duke thënë se nuk ka asnjë arsye përse të ndryshojë neni 46, i njohur edhe si neni ‘Basha’ që sanksionon se kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet parlamentare.
“Ai nen nuk ka pse të pësojë asnjë ndryshim. Ai bën fjalë për zgjedhje. Dhe unë edhe njëherë mund t’u them, në radhë të parë ndryshimet e statutit janë një proces normal para çdo Kuvendi. Në çdo Kuvend ka propozime të ndryshme dhe je i detyruar t’i shqyrtosh ato”, tha Berisha.
Ndonëse vetë nuk e respektoi nenin ‘Basha’ pas disfayës së thellë në zgjedhjet parlamentare, Berisha vijoi me retorikën e tij se 11 maji ishte farsë elektorale.
Komente












Farse ke qene zotroteqe kur uzurpove pd ne 90
Përgjigju