Berisha i burgosur në shtëpi, SPAK e heton për korrupsion! A do të japë Rithemelimi votën për rikandidimin e prokurorëve? Ja si përgjigjet Bardhi

Kreu i SPAK Altin Dumani ka kërkuar në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë por dhe para depuvetëve të Komisionit të Ligjeve ti hepet mundësia e prokurëve të SPAK të rikandidojnë për një mandat të dytë, me qëllim vijimsinë e këtij institucioni.

Por a do ta votojë Rithemelimi?

Pasi doli nga SPAK,Bardhi u përpoq ta devijonte përgjigjen.

“ Sot jam për çëshjten e Xibrakës nuk dua te devijoj. Do të kemi kohë për ta trajtuar” tha ai.

Kujtojmë se kreu i fraksionit të Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha, nënkryetar i të cilit Bardhi është, prej 30 dhjetorit 2023 po hetohet nga SPAK nën masën e sigurisë 'arrest me burg' pasi akuzohet për 'korrupsion' lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Në prononcim për median Bardhi nxiti dhe Dumanin të hetojë dhe dosjen e MC Gonigal

Nxis prokurorinë të veprojë në një cështje të tillë. Jam drejtura zyrtarisht prokurorisë së posacme. Di që ka një procedim penal të regjistrua. Çmoj se cështje më të thejshtë se kjo nuk ka sa kohë që drejtësia amerikane  ka mbledhur provat. Drejtuesi i kësaj prokurorisë ti bëjë një kërkesë për marrjen e dosjeve autoriteteve amerikane e cështja është e zgjidhur. Në atë rast kryeministri ka korruptuar një zyrtar të huaj. Ka shfrytëzuar pozicionin public për ti ofruar në këmbim të favoreve për vete favore zyrtarit të huaj. Ky është krim dhe do të duhet të mbahet përgjegjës.


Lajmi kryesor:

Dosja 'Xibraka' dhe akuzat ndaj Olsi Ramës, Gazment Bardhi në SPAK: Nxis prokurorinë ta hetojë në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Merr flakë një Jet Ski që ndodhej në servis (VIDEO)

Vlorë/ Merr flakë një Jet Ski që ndodhej në servis (VIDEO)