A do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese? Deputeti i PS Krashi: E kemi marrë vendimin! Çaça: Gjykata e detyron parlamentin ta çojë

Në seancën që pritet të mbahet sot, Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka do t’i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Deputeti i PS Lavdrim Krashi i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv me Denis Mingën deklaroi se PS e ka marrë vendimin sesi do të votojë, por nuk preferoi që ta thotë sonte.

“E mira do ishte një raport i përbashkët, kemi një raport të përpunuar nga kolegët e opozitës. Ajo që dua të them unë është pjesa pse është krijuar kjo situatë. Që në janar të 2023 ka shkuar në gjykatë dhe gjykata është shprehur në tetor të vitit të kaluar. Fjala vonesë nuk i takon PD. Se deri në atë kohë opozita e kishte abandonuar punën në kuvend dhe vinte me tymuese, prandaj nuk u diskutua. Vullneti është gjithmonë sepse konflikti i interesit është i sanksionuar.

Sa i përket punës së Kuvendit do presim ditën e nesërme ku do kemi dhe raportin e mazhorancës dhe opozitës dhe pastaj do kemi një vendim në krejt kuvendin në lidhje me këtë çështje”, tha Krashi.

“Nesër do ta kemi një raport edhe ne të PS. Nëse më kërkon çfarë vendimi me respektin më të madh nuk do të ta them sepse ka një etikë. Unë jam anëtar i grupit parlamentar. Vendimi është marrë, patjetër që ka një vendim”, shtoi ai.

Çështja duhet të kalojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, nënvizoi Arben Meçaj. Sipas tij nuk duhet të diskutohej e as të votohej për një vendim urdhërues të gjykatës.

“Atë ditë që u votua buxheti mund të votohej dhe kjo për Xhaçkën. Pra PS nuk e mbylli. Me atë idenë që ne jemi të fortë e sollën sot. Sot po diskutohet neni 70 i kushtetutës, pika 3 flet për pavlefshmërinë, është dispozitë kushtetuese. I vetmi institucion që bën vlefshmërinë e mandatit është gjykata kushtetuese. Duan apo nuk duan ta votojnë gjykata kushtetuese ka thënë se je i detyruar të ma japësh mua. Sepse interpretimin e bën vetëm Gjykata kushtetuese.

Nëse nuk e dërgojnë në kurrizin e tyre shtojnë dhe këtë çështje. Gaz Bardhi nëse dilte me 4 çështje do dalë dhe me këtë. Pse e mbajnë në kurriz. Një gjë është sigurt që çështja duhet të kalojë në gjykatën kushtetuese. E ke detyrë ta çosh në gjykatë, nuk bëhet votim për këtë”, deklaroi Meçe.

Të njëjtin mendim ndau dhe avokati Përparim Çaça.

“Edhe 1/10 e deputetëve i drejtohen Kushtetueses për një mandat të një deputeti. Në rastin konkret përveç vendimit të Gjykatës akoma më shumë të për ti dhënë përgjigje edhe opinionit publik për mandatin”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, vendimin e gjykatës e ka cilësuar “konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues”. Por Avokti Çaça tha se ky pretendim bie. Ai shton se Gjykata e detyron ta votojë dhe dërgojë në kushtetuese.

“Nuk jam dakord se vendimi i gjykatës nuk është shqyrtuar prej sjelljes së opozitës. Socialistët kanë ngritur një pretendim me anë të Çuçit duke thënë se nuk mundet Gjykata Kushtetuese të urdhërojë parlamentin. Bie ky pretendim. Nuk mundet të detyrojnë parlamentin të marrë një vendim të caktuar se e drejta për të marrë vendimin e ka vetë parlamenti. Por kërkesa e gjykatës e detyron kuvendin ta votojë dhe ta dërgojnë në gjykatë kushtetuese. Ligjvënësi vë në diskutim një vendim të gjykatës kushtetuese”, shtoi avokati.

Kush ka të drejtë në këtë debat politiko- juridik sipas analistit Platos Nesturi?

“PS e ka sensin për të mbrojtur anëtarët e vetë dhe ka shfrytëzuar dhe momentin në të cilin ishte opozita për ta zgjatur këtë gjë. Në këtë kuadër është normale... Deri një muaj përpara ne thoshim që duhet të kthehet opozita në parlament që të jetë një normalitet parlamenti dhe të prodhohet. Ka dhe çështje të mbartura nga ky mos reagim normal i opozitës për të bërë betejën e vetë në parlament. PS duhet të mbajë qëndrimin e vetë. Do jetë një votim që pikë së pari do jetë politik. Është politik. Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me një forcë politike. Deri nesër të gjitha do shoshiten.  Në këtë kuadër e kemi të vështirë ta parashikojmë”, tha analisti Plator Nesturi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:00
Çfarë ndodh nëse PS vendos të mos e çojë në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës? E shpjegon avokati

 

Çfarë ndodh nëse PS në seancën plenare të ditës së nesërme vendos të mos e çojë mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim? Përgjigjen e jep në Repolitix në Report Tv, avokati Përparim Çaça.

“Nëse PS vendos për jo, Gjykata Kushtetuese do të bëjë përsëri të njëjtën kërkesë. Spiralja e rrezikshme është vetëm që në momentin që thua do kalojë apo jo që këtu fillon. Gjykata kushtetuese e detyron ta çojë. Kjo është spirale e rrezikshme për PS. Është njësoj si ai vendimi për mjekët e rinj. Do duhet ta zbatosh sepse të ka detyruar tashmë. Vendimi i GJK është si të thotë vetë Kushtetuta. Nuk mbaj mend që të ketë ngritur zërin kryetarja e Gjykatës Kushtetuese siç është rasti i Olta Xhaçkës. Nuk e di se kush mund ta japë atë karton të kuq. Mund të ketë dhe ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar”, tha Çaça.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale