Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se kriza politike do të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme. I pyetur për kandidatët nga listat vijuese të PD-së që pranuan mandatin dhe Rudina Hajdarin, që ende nuk ka pranuar që të dorëzojë mandatin e deputetit duke dalë kundër vendimit të grupit, Basha tha;
"Nuk kam ndërmend që të merrem me asnjërin prej tyre, por dua të them se motivi i atyre që kanë qëndruar nuk i shërben interesit publik dhe qytetarëve.Ata që dalin kundër këtij vendimi, nuk i shërbejnë demokracisë, se për cfarë motivesh kanë shkuar...Kjo krizë politike do të përfundojë me zgjedhje të parakohshme" tha Basha te 'Zonë e Lirë'.
Nga grupi i PD-së, Myslim Murrizi doli kundër grupit duke mos e djegur mandatin, ndërsa Rudina Hajdari ende nuk ka vendosur nëse do e dorëzojë apo jo, teksa është paralajmëruar nga eksponentë të PD-së në rast të një vendimi kundër do të përjashtohet.
-
Zgjedhje te reja Edi Rama nuk duhet te beje te pakten para shtatorit 2020. Deri atehere do krihohen forca te reja opozitare dhe Basha Berisha dhe Monca do shkojne .. . per lesh.
Përgjigju -
Murrizin s'e kishte per gje ta largonte dhe ta quante tradhetar, per çupen e Azemit dridhet si ngjale per te dhene nje pergjigje precize. Ky eshte bosh, fyell komplet.
Përgjigju -
Koci i Ollges me duket???
Përgjigju












Komente
Komento