Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Meta: Nuk do të dekretoj përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, më 13 tetor gara për gjithë kryebashkiakët

Tërheqja e Valdrin Pjetrit, Meta: Nuk do të dekretoj përsëritje zgjedhjesh në Shkodër, më 13 tetor gara për gjithë kryebashkiakët

Me tërheqjen e Valdrin Pjetrit, do të duhej të mbaheshin sërish zgjedhje në Bashkinë e Shkodrës për të zgjedhur kryetarin e ri të qeverisë vendore. Por Presidenti Ilir Meta, nuk do të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës pas tërheqjes së Pjetrit që erdhi me zbulimin e një vendimi të drejtësisë italiane në vitin 2003, ku ishte dënuar me gjobë dhe dëbim nga shteti fqinj, për trafik droge. Presidenti ilir Meta u shpreh sot nga Kosova, se detyrën do ta mbajë Voltana Ademi, kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, dhe se zgjedhjet jo vetëm për kryeqendrën e Veriut, por në të gjithë Shqipërinë, do të mbahen më 13 tetor.

“Nuk ka nevoje, zgjedhjet janë me 13 tetor për gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Shkodrën, këto janë të vetmet zgjedhje të ligjshme përpara. Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari që është në detyrë”

Ilir Meta

Sa i përket rastit të Pjetrit dhe zbulimit nga Partia Demokratike të dënimit të tij, Meta shprehet se problemi nuk qëndron tek individi por tek institucionet dhe roli kontrollues i tyre.

“Problemi nuk është i personit në fjalë, sepse ai edhe pse ka bërë një shkelje të ligjit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Italiane në rastin konkret. Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë. Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”, tha Meta.

Valdrin Pjetri do të betohej më 21 gusht si kryebashkiaku i Shkodrës që fitoi zgjedhjet më 30 qershor, ndërsa me dorëheqjen e tij, këshilli bashkiak me shumicë socialiste do të konstituohet më 19 gusht. Lajmin e ka dhënë prefekti i qarkut, i cili thotë se konstituimi do të bëhet në ambientet e Rektoratit "Luigj Gurakuqi".

Kështu, Voltana Ademi e zgjedhur nga PD, deri në zgjedhjet e reja në Bashkinë e Shkodrës, fati i të cilave ende nuk dihet se kur do të mbahen, do të jetë në krye të një bashkie me shumicë socialiste në këshillin vendimmarrës.

Presidenti Ilir Meta, ashtu si dhe Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i kanë njohur zgjedhjet e 30 qershorit ku Partia Socialiste kandidoi përballë pak kandidatëve të Bindjes Demokratike, parti e drejtuar nga Astrit Patozi krijuar para zgjedhjeve lokale.

Deri më tani, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e Pjetrit si Prefekt dhe në krye të Hipotekës, por qartazi është shprehur se derisa të zbardhet e vërteta ligjore rrugët e Pjetrit me Partinë Socialiste, janë të ndara. Kreu i qeverisë nuk ka dhënë asnjë qëndrim për procesin e ri zgjedhor që do duhet të mbahet në Bashkinë e Shkodrës, por ka konfirmuar që Këshilli Bashkiak me shumicë të këshilltarëve nga Partia Socialiste do të konstituohet edhe pse Pjetri nuk është më kryetar.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 17/08/2019 03:06

    Drini ka bere nje gabim adoleshence,kurse krimet tuaja vjedhjet vrasjet trafiqet nuk ka zot ne bote qe ti laj

    Përgjigju
  • Cubel breca: 16/08/2019 23:42

    Mir e ke o debil. E di Mir qe 13 tetori sdo te gjej. U shoft rraca e qenve. Na keni ndyer vendin kerma ,qe jetoni me djersen e shqipetareve.

    Përgjigju
  • redi: 16/08/2019 19:51

    Nje pergjigje qe pritej por cdekretimi nuk mund te eklipsoj dekretimin. 13 Tetori thjesht nje teke e zotit Meta dhe pa mbeshtetur ne kushtetute

    Përgjigju
  • YYY: 16/08/2019 18:22

    Ky vend ka prekur fundin. Ne nje republik parlamentare si e jona, presidenti sillet si sulltan, perandor, mbret, krajl. Ka filluar procedura e shkarkimit te tij, por qe ne fund do te rezultoj nje fiasko. Metes i lumte, me kete mazhorance te tredhur ujin e zi t'jua nxjerre shqiptareve.

    Përgjigju
  • Bim: 16/08/2019 18:14

    Sot e me shume Shkodra do të jet peng i politikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!