Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC, kanë nxjerrë disa këshilla për mënyrën më të sigurt e përgatitjes së gjelit të detit.
Para së gjithash, ju duhet të dini se ai nuk duhet të lahet ose të shpëlahet.
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por në këtë mënyrë ju mund të përhapni mikrobet dhe bakteret në të gjithë kuzhinën tuaj.
Dhe kjo praktikë gatimi mund t’ju sëmurë ju dhe familjen tuaj.
Më poshtë do njiheni me disa nga këshillat më të vlefshme për sigurinë e mirqënies tuaj dhe të familjes.
Çfarë duhet të keni parasysh tjetër?
Një nga këshillat më të rëndësishme është të lani duart me sapun për 20 sekonda pas trajtimit të gjelit të detit.
Për të prerë gjelin duhet të përdorni një dërrasë të veçantë.
Mos vendosni kurrë ushqime të tjera në një pjatë ose dërrasë që ka mbajtur gjelin e pagatuar.
Lani enët ku ka qëndruar mishi dhe enët e tjera që mund të jenë kontaminuar me ujë të nxehtë dhe detergjentin larës të enëve.
Në vend që ta lini gjelin e detit të shkrijë në temperaturë dhome, këshillohet ta lini në një enë në frigorifer ose në një qese plastike që nuk lejon rrjedhjen të cilën duhet ta vendosni në një lavaman me ujë të ftohtë.
Ju gjithashtu mund të përdorni një mikrovalë, nëse hapësira e saj jua lejon.
Kur gjeli të jetë gati për t’u pjekur ai duhet të vendoset në një furrw të nxehur në 170 gradë Celsius ose më të lartë.
Për të qenë më të sigurtë ju mund të përdorni edhe një termometër ushqimi dhe sigurohuni që gjeli të arrijë nxehtësi të paktën 70 gradë edhe në pjesët e trasha si gjiri, kofshët dhe krahët.
Përpara se ta prisni lëreni gjelin të qëndrojë për rreth 20 minuta.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
44.8%
-
Trump
52.6%
-
S'kam mendim
2.5%
Vota total: 3731
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ju ka mbetur ende gjeli i shijshëm i detit nga nata e ndërrimit të viteve? Ja disa receta që do ju ‘shpëtojnë’
1 Janar 2023, 16:53
-
Dyfishohet çmimi i gjelit të detit para festës së Vitit të Ri, qytetarët në Fier: Nuk e marrim dot, shumë shtrenjtë
31 Dhjetor 2022, 15:57
-
Pensionistët ende pa gjel deti për festa, shpërblimi u shkoi për ilaçe: E falenderojmë qeverinë për bonusin po s’na hyri në punë
28 Dhjetor 2022, 18:20
-
Festat e fundvitit/ ‘Fluturojnë’ çmimet e gjelit të detit në Tiranë! Nga 1 mijë shkon në 1300 lekë! Fermeri: Jemi të detyruar t'i rrisim
27 Dhjetor 2022, 16:46
-
‘Fluturojnë’ çmimet për gjelin e detit në Fier, ulet fuqia blerëse! Qytetarët: Rritja abuzive! Fermerët: Kemi kosto për bazën ushqimore
23 Dhjetor 2022, 13:50
-
‘Çmenden’ çmimet në Berat, gjeli i detit me 1 mijë lek për kg! Fermerët: U rrit misri! Pensionistët: Nuk e përballojmë dot
17 Dhjetor 2022, 17:36
-
Cërriku i ‘rrëmben’ Panairin e gjelit të detit Peqinit! Fermerët ankohen për çmimin: E shesim me 1 mijë lekë kg, po s’kemi leverdi
14 Dhjetor 2022, 17:04
-
Larmishmëria e kontinentin evropian, peshku apo gjeli? Si festohet Krishtlindja në Evropë
24 Dhjetor 2021, 09:30
-
I vodhën statujën gjigande të gjelit, pronari shqiptari në SHBA ofron 1 mijë dollarë shpërblim për personin që do ia rikthejë
5 Prill 2021, 15:52
-
Vlonjatet 'injorojnë' gjelat e detit për festa! Ulet çmimi, por s'ka kërkesa! Qytetarët: S’ka lekë më për të blerë! Tregtarët: As misrin s' nxjerrim dot sivjet
24 Dhjetor 2020, 20:14