A duhet të vdesë një i burgosur kështu?

A duhet të vdesë një i burgosur kështu?

Pamjet tronditëse të shqiptarit Azbi Kaba, që u shua sot pas pesë muajsh vuajtje e dhimbje në burgun maqedonas të Idrizovit, në Maqedoninë e Veriut, janë një kambanë alarmi: Çdo qënie njerëzore, çdo shqiptar, çfarëdo gabimi të ketë bërë në jetë, çfarëdo vuajtje po kryen për gabimet që ka bërë, ka të drejtë për një vdekje dinjitoze dhe njerëzore!

Azbi Kaba ndodhej në burgun e shtetit fqinj për trafik droge dhe për këtë kishte marrë dënimin me shtatë vite burg, nga të cilat kishte bërë tre. Të burgosur të tjerë u kujdesën për të dhe sipas tyre, asnjë autoritet i ambasadës sonë, asnjë kurë paliative, asnjë kurë mjeksore nuk iu dha në këto muaj të vështirë. Deri më sot, që dha jetë mes tyre, në shtratin e fortë të burgut në Idrizov.

Autoritet në Maqedonnë e Veriuti, si ato politike, edhe ato të administratës thanë se do të investigojnë; nëndrejtori rrëzoi të gjitha pretendimet e të burgosurve dhe tha se i burgosuri i ka marrë të gjitha shërbimet, por e vërteta mund të dalë më vonë, pas hetimeve. Sot kemi një fakt, që i sëmuri me kancer vdiq në krahët e shokëve të qelisë dhe ata janë dëshmitarët e parë dhe më të afërt të tij.

Eshtë përherë e vështirë të marrësh në mbrojtje më të brishtët edhe në Shqipëri. Mentaliteti ynë pranon të rreshtohesh me të fortin e radhës qoftë ky një trafikant, një politikan, apo kushdo tjetër. I forti meriton respekt, kurime, ndihmë, e kundërta ndodh sapo kushdo prej tyre bie në fatkeqësi. Prandaj është Shteti ai që duhet të jetë më i drejtë dhe strukturat e tij të trajtojnë të barabartë qytetarët, ashtu siç e meritojnë.

Vdekja në brakstisje, në sëmundje dhe në dhimbje e një të dënuari shqiptar në Maqedoni, nuk është dinjitoze për vendin tonë. Të burgosur të tjerë aty thonë se janë të braktisur dhe në mëshirë të hakmarrjeve të autoriteteve maqedonase në kushte mbipopullimi dhe mungesa të ushqimit bazik. Sakrifica e dhimbshme dhe e parakohshme 47 vjeçarit nga Dibra duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për të tjerë shqiptarë, të paktën, në ditët që vuajnë për gabimet që kanë bërë të shërbejnë të bëhen njerëz më të mirë, jo qënie njerëzore që grumbullojnë gjithë hakmarrjen dhe padrejtësitë mbi kurriz.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 19/12/2021 14:56

    Shteti jone nuk kerkon kurre te drejtat per shtetasit e vet por jur behet fjale qe nje Shqiptar eshte i kerkuar ne ndonje shtet e kap direkt dhe pa verifikuar se si ky person eshte shpallur fajtor e flak direkt . Politikanet tane jane lepiresa te gjithe pa perjashtim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës