“A është Kavaja basti juaj?”, u pyet Taulant Balla gjatë konferencës për shtyp duke iu referuar vizitës së tij të një dite më parë në Rrogozhinë e Kavajë. Tashmë ai është caktuar si drejtues politik për Tiranën dhe thotë se sheh që Kavaja ka nevojë për vëmendje e administrim më të mirë. Këto dy mangësi ia atribuon qeverisjes së kësaj bashkie nga PD.
“Fakti që unë kam qenë dje në Rrogozhinë e Kavajë, janë dy bashki të rëndësishme të qarkut të Tiranës. Bashkia e Kavajës ka nevojë për vëmendje më të madhe dhe mirëadministrim shumë më të mirë sesa ai që ka sot. Në eksperiencën time, kam lobuar shumë që të kërkoj sa më shumë mbështetje nga qeveria në Kavajë, Rrogozhinë, Kamëz, Tiranë që deficitin e mungesës së kryetarit të bashkisë, ta mbulojmë. Kavaja do vëmendje më të madhe se për fat të keq qeveriset nga PD dhe kur qeveriset nga PD nuk ka punë, ka vetëm llafe”, u shpreh Balla.
Lajmi kryesor:
PS gati draftin për ligjin për referendumet: Në konsultim! Balla: Opozita e mirëpritur, por s’mund të marrë peng jetën parlamentare (Projektligji i plotë)












