A është 'mjaft' për shqiptarët paketa e dytë e Rezistencës Sociale?

A është 'mjaft' për shqiptarët paketa e dytë e Rezistencës Sociale?

Kryeministria

“Ne besojmë që është shumë më e rëndësishme të garantojmë siguri në afat të mesëm në vend, se të ndjekim nga mbrapa krizën me paketa afatshkurtra”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të enjten e 8 shtatorit prezantoi një paketë të dytë të rezistencës sociale me zgjidhje afatmesme për krizën e shkaktuar nga efektet e luftës në Ukrainë. Paketa në vetvete përmban disa komponentë duke filluar nga ri-indeksimi i pensioneve deri te ndihma ekonomike.

Dhe pas prezantimit, ngrihen një mori pyetjesh për të cilat eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj ka dhënë shpjegime. Ai bën me dije se momenti i miratimit të masave buxhetore mbështetëse për herë të dytë brenda vitit është një proces që kryhet çdo vit dhe që synon të ekuilibrojë performancën e programeve buxhetore lidhur me treguesit e deficitit buxhetor dhe zbatimit të programit politik të qeverisjes.

Për Gjokutajn, një veçori e periudhës së vjeshtës është fakti se deri në fund të vitit rritet vështirësia si për shtresat në nevojë, ashtu edhe për ekonominë.

Kjo “për arsye të vetë ciklit të ekonomisë gjatë vitit, i cili nëse nuk nis me burimet e mjaftueshme që në fillim detyrohet të tkurret apo të shtyjë performancën e planifikuar për vitin në vijim”.

Paketa financiare, nga eksperti shihet me dy efekte.

Efekti pozitiv që japin masat mbështetëse të buxhetit, shpjegon Gjokutaj, lidhen me shumën që jepet, adresimin e saktë të nevojtarëve (individë dhe biznese), por edhe kohën reale që përfitohet e lidhur me heqjen e barrierave administrative dhe korruptive.

“Pra, e gjithë paketa është ngushtësisht e ndikuar me perceptimin dhe besimin që qytetarët dhe bizneset përcjellin, në varësi të koordinimit të gjithë elementëve që e optimizojnë përfitimin e shumave edhe kështu të pakta që dha qeveria në pranverën e këtij viti”.

Megjithatë sipas tij, në masat e dyta buxhetore, të përfshira si format pakete mungon elementi i mbështetjes reale me fonde të mjaftueshme për konsumatorët në total, ku “përfshihen edhe studentët”.

Për sa i përket rritjes së pagës minimale Gjokutaj thekson se “moskonsultimi në asnjë moment dhe në asnjë format me bizneset, me ekspertët, me sindikatat, me organizatat e biznesit mundet të mos e japë efektin e rritjes së minimumit të pagës me 2000 lekë/muaj më shumë”.

“Një masë e tillë do të hasë në rezistencë në zbatimin e saj nga bizneset, të cilëve u rriten kostot edhe me një shumë prej 334 lekë në muaj për çdo punonjës me pagë minimale”.

Megjithatë, thotë eksperti, “masat mbështetëse buxhetore dhe ato shoqëruese lidhur me pagën minimale të rritur dhe vendosjen e fashës së konsumit të energjisë, bashkë me objektivin e kursimit të energjisë për institucionet publike me të paktën 15% krahasuar me planifikimin janë opsioni më i mirë i mundshëm”.

Ai ravijëzon se, gjithëpërfshirja në këtë moment do të ishte e lidhur më shumë me të ardhmen e planifikimit të programit buxhetor afatmesëm, si dhe strategjitë sektoriale.

“Bashkë me planet e zhvillimit të infrastrukturës (PPK dhe PDV) duhet të azhornohen, për të mos i rënduar edhe më tej buxhetit që duhet t’i dedikohet politikës sociale dhe konsumit”.

Përmbajtaj e paketës

Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se për herë të parë, do të ri-indeksohen pensionet me normën e inflacionit që shkon në 9.5 për qind si indeks tërësor i këtij viti.

Rama shtoi se për personat me aftësi të kufizuar do të ketë një indeksim prej 7.5 për qind ndërsa për ndihmën ekonomike do të jetë 10 për qind. Sipas kryeministrit, pagat për ushtarakët, mjekët dhe mësuesit do të rriten përsëri. Një zhvillim i ri sa i takon pagave do të jetë rritja për tre kategori: Administrata publike, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve.

Gjatë konferencës për media, Rama theksoi se nuk do të ketë pagë më të ulët se 34 mijë lekë në Shqipëri. Të gjitha këto ndërhyrje për kryeqeveritarin garantojnë “me laps në dorë” mosrënien e fuqisë blerëse.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë