A ështe rikthyer Tuna te ‘toksiku’ i saj? Veprimi në story 'vulosi' thashethemet

 A ështe rikthyer Tuna te ‘toksiku’ i saj? Veprimi në story 'vulosi' thashethemet

Tuna Sejdi dhe Cozman

Dy artistë të njohur të estradës shqiptare, Tuna dhe Cozman rikthyen historinë e tyre të dashurisë me një bashkëpunim muzikor pas një kohe të gjatë dhe kjo befasoi të gjithë, pasi ish-çifti kishin ndarë rrugët shumë vite më parë.

Tuna Sejdi dhe Cozman dy ish-të dashur, që dikur kanë bërë bujë e hite bashkë u rikthyen për publikun me këngën ‘i huaj’, që duket se ka bashkuar çiftin dhe jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private.

Deri tani kishim dyshime nëse Tuna mund t’i kishte dhënë një tjetër shans reperit, pas ndarjes së saj nga Patrisi. Mirëpo, veprimi i fundit e konfirmon këtë!

Këngëtarja ka përzgjedhur disa video të fansave për t’i bërë repost në InstaStory-n e saj, ndërsa njëra prej videove shkruan:

“Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku.”

Me një deklaratë të heshtur këngëtarja ka pranuar rikthimin e saj, që në fakt është pritur me entuziazëm nga fansat.

Shumë shkruanin se “iu kthye fëmijëria apo adoleshenca”, ndërsa të tjerë “e dinin” që ndjenja e tyre nuk ishte shuar kurrë.

Dyshja që deri tani (për 5 ditë) numëron 3.1 milion klikime në Youtube, duket se po na mësojnë shumë rreth dashurisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës