At Zef Valentini jo vetëm që nuk ishte një misionar fashist, siç e kanë akuzuar, por ai në artikujt e tij ka bërë dhe aluzione antifashiste. Se ai nuk mund të fliste hapur kundër fashizmit, pasi kjo do të thoshte fundi i veprimtarisë së tij si misionar. A do të kishte qenë më mirë që të kishim pasur një At Valentini që do të shante fashizmin dhe do të ishte dëbuar nga Shqipëria me ndërhyrjen e diplomatëve italianë në vend, qysh para se Italia fashiste të pushtonte Shqipërinë, gjë që do të thotë se nuk do të kishim veprën e tij?
At Valentini nuk interesohej shumë për politikën e ditës, kur interesohej për politikë ai e bënte këtë se e shqetësonte e ardhmja e botës dhe e Shqipërisë si pjesë e saj. Dhe në sajë të këtij gjykimi të shëndoshë të At Valentinit ne sot kemi prej tij këshilla më të vlefshme se disa deklarata antifashiste, që mund t’i bëjë kushdo, kemi këshilla që vlejnë për sot dhe për të ardhmen, si ato që na ka dhënë në artikullin “Ku vete bota?”.
JA ÇFARË SHKRUANTE REVISTA “LEKA”, MË 1935-N
Të botuar në revistën “LEKA”, më 1935 gjejmë: “Mos të kujtojmë se gjithshka na vjen në emën të qytetnimit t okcidentit, asht e mirë. E mirë asht drejtsija, rregullimi, dashtnija e shoqit, parija e familjes, vjeftësimi i puntorit të ndershëm e i punës së pahile, organizimi i punës e i prodhimit për dobi të përbashktë, e gjithshka e naltson njierin, ja ban larg vuejtjet e ja ban të let jetesën për nji ideal ma të naltë. Dishirin e pakundërshtueshëm qi me gëzue mbi kët tokë mirëgjendje t’arsyeshme, ja dikoj Zoti njierit në zemër.
Kobët e mbrapshtit e qytetnimit të sodit tashma po i njofim. Prej tyne duhet të ruhemi e ato t’i mbajmë larg vendit t’onë.
Në vend të kultit të mishit e të qefeve duhet të përtrijmë virtytet e të Parvet qi kjenë synonima e Shqiptarit: Ndera, besa, burrnija.
Në vend të kultit të pares, burim i sa e sa të zezavet, duhet të përpiqemi të largojmë at zemërgursi, qi na shtyem të pasunohemi me mjete të palejshme, e përkundra të rranjosim në zemër të setëcillit, dashtnin e zellin për punë e për fitim të ndershëm.
Në vend t’egoizmit duhet të njallim kujdesin e mishërirën për t’afërmit e për puntorin; mos ta mbajmë t’afërmin t’onë si vegël qefi e fitese; në nji fjalë të njallim dashtnin vëllaznore, pa të cillën s’kemi pse presim dit të mira. (At Giuseppe (Zef) Valentini: Vepra, vëllimi I, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2005, f. 78-79)
KUNDËR KUJT I PARALAJMËRONTE SHQIPTARËT AT VALENTINI?
Në kohën që shkruante At Valentini kështu, asnjë fuqi e madhe perëndimore, përveç Italisë fashiste, nuk po bënte përpjekje për ekspansion në Shqipëri, nën maskën e ndihmës për shqiptarët që të qytetërohen si pjesa tjetër e Europës. A mundet që njeriu që shkruante kështu të kishte bindje fashiste? Një njeri që ka mendime si këto nuk mund ta pranonte fashizmin, i cili nuk ishte gjë tjetër veçse një diktaturë e maskuar.
Fjalët e mësipërme janë një qortim edhe për regjimet fashiste dhe në radhë të parë për atë të atdheut të At Valentinit, Italisë, ku këto të këqija të kapitalizmit dukej qartë se nuk ishin zgjidhur pas 13 vjetësh të fashizmit në pushtet, por madje ishin acaruar më tepër. Dhe At Valentini, duke u këshilluar shqiptarëve që të kapeshin fort pas virtyteve të të parëve dhe të refuzonin idetë e dyshimta që vinin nga Perëndimi, i paralajmëronte në fakt kundër fashizmit, se rreziku komunist vinte nga Lindja.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com