Kryetari i PD, Lulzim Basha i është shmangur sfidës së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj nëse do të japë dorëheqjen nëse audio-përgjimi nuk rezultatin i vërtetë. I pyetur nga gazetarët në nisje të protestës së opozitës, Basha e anashkaloi duke u shprehur se Xhafaj e mori përgjigjen me praninë e qytetarëve në protestë

E mori përgjigjen mbrëmë. Këta qytetarë janë përgjigjja

Lulzim Basha

Xhafaj përmes një postimi në Twitter mbrëmë u shpreh se nëse audio-përgjimi rezulton i vërtetë, ai do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm, por në të kundërt duhet të largohet Basha dhe të dalë para ligjit.