'Klinika 24'/ Obstetër Gjinekologe Xhensila Omeri: Vajza dhe gra kujdes! Duhet të bëni kontrolle rutine tek gjinekologu për të evituar problemet në kohë

E ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte Xhensila Omeri, mjeke gjinekologe.

”Mendoj se gjinekologu është mjeku më i ngushtë që ka një grua, pasi e shoqëron një grua në të gjithë përiudhën e jetës së saj”, e nis kështu bisedën në studio mjekja, duke rekomanduar së është mirë që çdo grua të ketë mjekun e saj të besuar.

Tek moshat e reja nuk ka shumë edukim seksual sipas Xhensilës dhe kjo gjë nis që në familje dhe më pas vjen shkolla.

”Shumë adoleshentë nuk dinë pasojat e marrëdhënieve seksuale të pakontrolluara dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe sigurisht që është dhe frika për një shtatzëni të padëshiruar” shtoi mjekja në studio. Sapo nis aktiviteti seksual, një e re apo i ri duhet të shkojnë të flasë me gjinekologun për të patur informacion.”

“Ajo që vihet te sot është se vajzat marrin pilulën e emergjencës shumë shpesh dhe kjo gjë ka pasoja në shëndetin seksual” shtoj ajo. Kjo pilulë nga vetë emri është vërtet emergjente dhe duhet marrë në raste rreziku, por sot vajzat e marrin si karamele dhe kjo gjëja ka probleme.”

“Nëse do flisja për pilulën e emergjecës dhe një abort, do isha për pilulën e emergjencës në çdo rast” tha Xhensila, duke shtuar së në çështjen e fertilitetit nuk ndikon shumë pilula emergjencës sesa SST (Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme).

“Miti se puthja është e padëmshme ka rënë, në fakt me një puthje transmetohen shumë viruse sipas shkencës dhe mjekësisë. Seksi oral gjithashtu është një transmetues i shumë viruseve për të dy gjinitë kështu dhe ka rrisk dhe në këtë rast, duke transmetuar papiloma virus që transmetohet dhe me anë të një puthje franceze.”

Është shumë e rëndësishme që femrat të vinë të bëjnë ekot transvagilane, për kontrollet rutinë dhe sigurisht që duhet të bëhet dhe një sensibilizim nga media që të ndërgjegjësohet vajzat dhe gratë për kontrolle rutinë, për SST dhe planifikimin familjar.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë

'Skënderbeun e trajtuam si një derbi', Orges Shehi: Fanella e Partizanit peshon shumë