A mund të përshkojë mbi dy metra në ajër koronavirusi i ri? Kërkimet tregojnë se është e mundur, por nuk është e qartë se sa prej pandemisë është shkaktuar nga raste të tilla.
Njerëzit përhapin stërkala të përmasave të ndryshme kur kolliten, tështijnë, flasin, këndojnë, bërtasin apo thjesht marrin frymë. Koronavirusi mund të rrugëtojë së bashku me këtë masë.
Këshilla për të qëndruar të paktën dy metra larg bazohet tek ideja se sekrecionet më të mëdha bien në tokë përpara se të arrijnë më tej.
Por, disa shkencëtarë janë fokusuar tek masat më të vogla, të quajtura aerosolë. Ato mund të qëndrojnë në ajër për minuta të tëra dhe madje orë, mund të shpërndahen në një dhomë dhe mund të grumbullohen të përqëndruara nëse mjedisi nuk ka qarkullim të mirë ajri, duke krijuar kështu rrezikun e infektimit nëpërmjet thithjes në mushkëri.
Për aerosolët, "dy metra nuk është distanca magjike" dhe ruajtja e një distance edhe më të madhe është më mirë, thotë Linsey Marr, e cila studjon transmetimin në rrugët ajrore të sëmundjeve infektive në Universitetin Virginia Tech, në Blaksburg, Virxhinia.
Disa shkencëtarë thonë se ekzistojnë prova të majftueshme për aerosolët dhe virusin, që të ndërmerren masa mbrojtëse. Krahas këshillave të zakonshme, ata theksojnë nevojën për ventilim dhe sisteme pastrimi të ajrit në mjediset e brendshme. Madje është edhe më mirë, thonë ata, nëse ndërveprojmë me të tjerët në mjedise të jashtme./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 8016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18
-
Situata nga COVID, 3 humbje jete, 1261 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Korrik 2022, 18:29
-
Rriten shifrat e infektimeve, mbi 1.100 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
26 Korrik 2022, 13:43
-
Mjekja në Vlorë: COVID-19 po prek në masë foshnjet nga 0-1 vjeç! 60 vizita çdo ditë në pediatri, prindërit refuzojnë tamponin
12 Korrik 2022, 17:49
-
Bien ndjeshëm infektimet nga COVID, 290 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit! 1 humbje jete
10 Korrik 2022, 16:09
-
Shtimi i infektimeve me COVID, Dasho: Heqja totale e masave solli rritje të rasteve të reja në Gjermani! Qytetarët të vaksinohen
5 Korrik 2022, 13:20