A mundet partia të dalë mbi vullnetin e demokratëve?

A mundet partia të dalë mbi vullnetin e demokratëve?

Jordan Daci vazhdimisht  karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme prej juristi e ka vendosur në shërbim të kauzave, pa tradhtuar misionin e profesionit duke vendosur të parën drejtësinë! Kontributi i Jordanit është i vazhdueshëm , guximshëm dhe pa kompromise në shërbim të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve! Qëndrimet publike të tij janë koherente dhe kanë vetëm një mision, të drejtën dhe vetëm të drejtën! Jordani ishte i vetmi që për arsye parimore, në respekt të Kushtetutës dhe në mbrojtje të të drejtave e lirive themelore të qytetarëve, me profesionalizëm dhe me guxim mbrojti deri në Gjykatë Kushtetuese Shoqatën e Bashkive duke krijuar një precedent të parë në llojin e tij në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Jordani profesionin e tij e ka konsideruar mision për të drejtën dhe nuk e ka vënë në shërbim personal, sepse po ta kishte bërë një gjë të tillë duke i shërbyer Pushtetit aktual, por duke tradhtuar të idealin e drejtësisë do të kishte marrë privilegje pa fund, por ai ndoshta disa herë i vetëm përballë pushtetit, ka zgjedhë të luftoj me profesionalizëm për liri dhe të drejtat themelore të qytetarëve! Opozitën nuk e dëshiron askush dhe Jordani nuk kishte asnjë detyrim ta zgjidhte atë, por e ka bërë se beson tek vlerat e të djathtës!

Jordani nuk ka kërkuar të jetë pjesë e politikës dhe nuk ka pranuar të marrë privilegje në emër të saj e ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se politika aktuale është shumë larg të vizioneve që ai ka për politikëbërjen.

Në një vend normal që i ka seriozisht betejat për të drejtat themelore dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës, duhet të ishte politika që do i lutej Jordanit të kandidonte dhe të përfaqësonte logon e saj edhe si një simbolik serioze se po ndryshon dhe po ndahet seriozisht nga e kaluara.

Juristë që ka bërë histori nëpër Botë me procese drejtësie  dhe me qëndrime publike janë bërë pjesë e rëndësishme e politikës, sepse drejtësia e politika janë plotësuese për Shtetin e së Drejtës!

Opozita, minimalja që mund të bëj në shenjë mirënjohje është t'i kërkoj kandidimin e Jordanit për zgjedhjet vendore, sepse ishte po ai që shumë herë edhe i vetëm bëri betejat për të rikthyer legjimitetin tek qytetarët!

Sot, kemi një realitet që Jordani është dimension aq i madh publik sa vlen më shumë se disa deputetë të bërë bashkë, shumë se sa ana formale e një dege partie të një  rrethi e më shumë se një ministër, dibranët e duan një vlerë si Jordani, madje përtej të majtës e të djathtës, por ja që ndonjëherë e për fat të keq Partia vlen më shumë se dëshira e demokratëve të thjeshtë dhe e qytetarëve.

Në fakt Partia duhet të jetë pasqyrave vullnetit të qytetarëve dhe jo qytetarët reflektimi i saj! Partia ndoshta më pa të drejtë e për hir të pushtetit dhe egoizmave të brendshme e ka vendosur ta humb edhe këtë herë Dibrën, por këtë nuk ja kanë borxh dibranët që meritojnë një kandidaturë dinjitoze që t'i qeveris me dinjitet!

SI.E./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/01/2022 15:23

    Shko mo bej shurren bashke me Dacin tend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…