A po krijohet një rend i ri botëror?

A po krijohet një rend i ri botëror?

Foto ilustruese

Ka dy parime në lidhje me këtë çështje:
- Nëse ngjarjet krijojnë procese
- Nëse proceset krijojnë ngjarje
Në fakt, në themel nuk qëndron asnjëra e as tjetra, sepse proceset dhe ngjarjet janë pasojë e evolucionit njerëzor!
Nëse shikojmë historinë njerëzor e kuptojmë fare mirë këtë gjë dhe kjo lidhet me nevojat e hapësirat e reja që krijohen dhe njerëzit kanë nevojë t'i imponojnë ose t'i kërkojnë duke i pranuar!
Evolucioni i qenies njerëzor është një histori gjithmonë në lëvizje! Që kur njeriu doli nga shpella për nevojën e tij për ushqim dhe për të gjuajtur, ai u njoh me territore të reja dhe me dëshirën për të eksploruar! Kështu bashkë me këtë nevojë lindi edhe nevoja për transformim të organizimit shoqëror, por në thelb edhe të organizimit familjar! Rritja demografike është në fakt kauza kryesore që ka bërë që njerëzit të jenë gjithmonë në kërkim të hapësirave të reja e gjithmonë më të mëdha për nga dimensioni! Në një realitet gjithnjë edhe më të madh bëri që edhe organizimi komunitar në fillim e social më vonë të ndryshonte edhe format e pjesëmarrjes politike dhe të organizmit politik. Kështu ndryshuan edhe format e organizimit të demokracisë, nga ajo plebishitare me ngritje dore, në komunitete, në organizim principatash, perandorish, lindja e shtetit nacional, atij absolut, konfederativ, federative e duke pasur një bum pastaj edhe në modelet e organizimit ndërkombëtar që nis më Westfaline, me Lidhjen e Komebeve, Kombet e Bashkuara,  organizatat apo aleancat ushtarake si Nato, Pakti i Varshaves, BE si model sui generis e mjaft forma të tjera! Ndryshimin e parë të konceptit të hartës sigurisht e bëri Aleksandri i Madh që hapi rrugën për krijimin e perandorive të tjera që formoheshin nga disa kombe e mbaheshin bashkë falë organizimit politik dhe ushtarak! Disa prej tyre e më të njohura janë, Perandoria Mongole, Romake, Otomane, Britanike e forma të tjera që morën fund me fundin e Luftës I Botërore siç ishte Austro- Hungaria! Të gjitha këto, edhe pse në kohë e në hapësira të ndryshme kanë një të përbashkët:janë pasojë e evolucionit njerëzorë! Pra, evolucionet kanë krijuar procese dhe jo proceset ad hoc kanë bërë evolucione!
Sot, jemi në një periudhë të të organizmit njerëzor që është globalizmi, i cili edhe pse në fakt duket si një formë pa rregulla është i gjithë me rregulla si nevojë e si pasojë e evolucionit njerëzor!
Tani, në këto momente po flasin për një rend të ri botëror e këtë e lidhin me faktin e luftës në Ukrainë! Sipas antropologëve, njeriu që kur është fshaqur mbi tokë ka bërë luftë për territore e për influencë edhe në kohën e gurit, kanë ndodhur vrasjet e para e këtë e lidhin edhe me faktin se agresiviteti është në ADN njeriut ashtu si edhe tek kafshët e tjera, vetëm se medotat dhe aleancat, duke qenë home sapiens, i ka të sofistikuara dhe më të mirë llogaritura!
Në fakt, Lufta në Marrëdhënie ndërkombëtare nuk është parë si diçka vetëm e keqe dhe jashtë natyrës njerëzore, por është parë si diçka e natyrshme që ka ndikuar dhe zhvillimin dhe evolucionin e historisë njerëzore!
Luftëtat kanë ndryshuar hartat dhe realitet njerëzore në botë e kjo dihet tashmë! Por, një luftë si ajo në Ukrainë nuk mjafton për të ndryshuar e për të krijuar një rend të ri Botëror e kjo lidhet edhe me faktin, se në hapësirë dhe në kohë dimensioni e saj është krejt lokale!
Rendi i ri botëror është vetë globalizmi që ka sjellë edhe ndoshta shkaqet e luftës në Ukrainë! Por, në kuptimin e aleancave dhe ekuilibrave nga vitet '90 e deri më sot, shumë pak ka ndryshuar që mund të fjasim realisht për kushtet e një rendi të ri ushtarak e politik në Botë! Bashkëjetesa mes njerëzore është e detyruar të ekzistojnë përtej ngjarjeve apo rendeve që krijohen! Njerëzit janë një histori që janë të detyruar të jetojnë se bashku, e mundësia më e mirë që të jetojnë mirë është bashkëpunimi përtej ngjyrave dhe bindjeve, apo nevojave!

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilia: 09/05/2022 14:20

    Ta gezoni. Por rrini ne rradhe per te marrw festen e jahudijve

    Përgjigju
  • Lui: 08/05/2022 09:10

    Sigurisht qe jemi ne prag te fillimet te rendit te ri boteror. Me kete lufte Rusia ose kthen politike dhe behet aleate e perheshme e perendimit, ose nese nuk pranon kete, do duhet te ndahet ne ra jone me te vogla e keshtu te jete me e kontrollueshme per perendimin. Pastaj i vjen rradhe Kines. Por me Kina eshte disi me e kontrollueshme. Sepse sado Kina eshte e fuqishme, fare lehte mund te demtohet economia e saj. Sepse perendimi nga Kina nuk ka varesi strategjike dhe energjitike, por thjeshte shkembime tregtare. Te cilat mund te spostohen ne tregje te reja. Dhe keshtu krijohet Rendi i Ri Boteror me SHBA ne krye, e ndjekur nga Europa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje

Vendos trajneri i ri, dy yjet e Manchester United dalin në shitje