Basha drejt Berishës? Hani: Vdekje politike për të! Kthupi: Zero shanse! Çaça: Gati të shkojë te 'babai'! Klosi: PD është kthyer në qesharake

Lulzim Basha e refuzoi ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit për të pasur një vend në mekanizmin për reformat në Kuvend, por ditët e fundit akuzat mes tyre janë ndalur duke ngritur pikëpyetje nëse ka një afrim mes fraksioneve të PD.

Në një lidhje skype në Repolitix me Denis Mingën në Report Tv Gjergj Hani ish kandidati për kreun e PD tha se nëse Basha tenton të shkojë drejt Berishës do të ishte vdekje politike për të.

“Do ishte një zgjedhje e tij nëse ka zgjedhur të vdesë politikisht. Do ishte vdekje e tij politike. Por kjo heshtje hap fushë të gjerë interpretimi. Basha lë ujërat të rrjedhin pa u përballur me problematikat reale”, tha Hani.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi tha se ka “Zero shanse”, që Basha të rikthehet te Berisha.

Një mendim ndryshe ka avokati Përparim Çaça i cili shprehet se Basha mund të kthehet te Berisha.

"Basha i duhet Berishës për të gjitha versionet e mundshme".

Një parti që bëri gjëmën është kthyer në qesharake, thotë ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi.

"Për mua PD e bëri detyrën e saj. Nuk ka ça thotë më as Berisha as Luli askush. Nëse s’e kanë thënë pas 30 vitesh, s’ka çfarë të thotë më Berisha. I mori pushtetet të tëra. Një parti që pretendonte se bëri gjëmën është kthyer në qesharake. Ajo mburret se rrëzoi atë sistem, ai ra u shkërmoq vetë", u shpreh Klosi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Fatos Klosi: Berisha ka një meritë të madhe negative, krijoi egërsinë e luftës politike! Futi në burg kryetarin e opozitës

Sali Berisha krijoi egërsinë e luftës politike. Kështu deklaroi sot në Repolitix në Report Tv ish bashkëkryetari i KQZ, Fatos Klosi.

“Berisha ka një meritë të madhe negative që krijoi në këtë vend egërsinë e luftës politike. Që në fillimet e para u ngut. Ndodhën gjithë ato gjëma që populli thoshte aman hajde ta ndërrojmë këtë sistem se kështu nuk vazhdohet. Pasi u bë president futi brenda kryetarin e opozitës, krijoi një frymë në politikën shqiptare egërsi e luftës. Tani e dimë të tërë pse është e egër lufta politike. Politika të bën të pastër të jep benefite. Kjo është gjëma e tij”.

Ora 21:58
Bardhi kryetar i grupit të PD? Debat në Repolitix, Kthupi: Me vendim të Nikollës! Çaça: Ka mbetur vetëm vula

Ndërsa Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë një vendim final se kujt i përket vula dhe logoja e PD, vijojnë debatet për kryetarin e grupit parlamentar. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi deklaroi në Repolitix në Report Tv se Bardhi nuk është kryetar i grupit parlamentar deri tani.

“Bardhi është kryetar grupit parlamentar të PD me vendim të Nikollës jo të PD. Basha e tejkaloi si pyetje. Bardhi nuk është kryetar grupi Bardhi. Basha nuk e konsideron kryetar”, tha ai.

Avokati Përparim Çaca tha se Bardhi përfaqëson mazhorancën e deputetëve të opozitës në Kuvend.

“Ai përfaqëson maxhorancën e deputetëve të opozitës në parlament. Atë njohin për kryetar të grupit parlamentar. E vetmja që ka mbetur është vula”.

Ora 21:42
Arjan Galdini: Berisha kundërshtarët i shan, i shkel me këmbë, por i merr përsëri! Mos u çudisni kur ta bëjë dhe me Bashën

 Kreu i LRE Arian Galdini në emisionin “Repolitix” në Report tv, u pyet për raportet aktuale mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës në një kohë që kanë ndalur akuzat ndaj njëri tjetrit.

“Basha i duhet Berishës për të gjitha versionet e mundshme. Të gjithë ata që neglizhojnë Berishën bëjnë gabim. Ai njeri krijon turbulencë duke menduar se cila nga variablat mund të japi rezultat në raport me ndërkombëtarët. Ngërçi i Berishës është post-blloku që i bëjnë ndërkombëtarët.

Berisha këtë kulturë ka me kundërshtarët,  i merr i shan i hedh poshtë, i shkel me këmbë, i rreh. I merr përsëri, nuk i lëshon. Nuk e ka problem ta bëjë këtë edhe me Bashën. E vetmja shpresë që i ka mbetur Berishës është Rama. ”, tha Gadini.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë