A po rreshtohet Ilir Meta pro talebanëve me Rusinë dhe Kinën?! Heshtja e çuditshme e Presidentit për strehimin e afganëve

A po rreshtohet Ilir Meta pro talebanëve me Rusinë dhe Kinën?! Heshtja e çuditshme e Presidentit për strehimin e afganëve

Kriza në Afganistan, e cila ka nisur të prodhojë një eksod refugjatësh, në përpjekje për të shpëtuar nga talebanët, ka alarmuar botën. Lajmet e zyrtarizuara tashmë mbi planin për strehimin në Shqipëri të disa refugjatëve politikë që janë të rrezikuar nga talebanët, janë pasuar me një stuhi reagimesh, kryesisht në rrjete sociale. Megjithatë, si rrallë ndonjëherë, krerët e politikës shqiptare janë shprehur dakord me përfshirjen e Shqipërisë, me kërkesë të vetë kryeministrit Edi Rama, në listën e vendeve që do të strehojnë afganët, të cilët kanë mbështetje e NATO-s dhe SHBA. I shpejtë dhe i qartë ishte qëndrimi i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, pro strehimit të refugjatëve politikë afganë.

Në një linjë me Ramës dhe Bashës ishte edhe Sali Berisha, ndonëse është shpallur non grata nga amerikanët, të cilët kërkojnë edhe përjashtimin e tij nga Parlamenti, PD-ja dhe politika në tërësi. Nuk kanë munguar qëndrimet pro strehimit të afganëve edhe të përfaqësuesve të komuniteteve fetare, përfaqësive diplomatike etj. I vetmi që vijon të heshtë për një çështje kaq të rëndësishme, humanitare, ndërkombëtare dhe kombëtare, është Presidenti Ilir Meta. Me sa duket i alarmuar nga qëndrimi i Lulzim Bashës në një linjë me qeverinë dhe i befasuar nga deklarata e aleatit të tij (Sali Berisha) në frontin anti-amerikan, Ilir Meta ka zgjedhur të heshtë në mënyrë të dyshimtë.

Gjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka reaguar për tërmetin në Haiti, për përvjetorin e ndarjes nga jeta të Arbër Xhaferit, për Hasan Prishtinën, 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit etj., por nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë për çështjen afgane dhe rreshtimin e Shqipërisë me NATO-n dhe SHBA. A mund të lexohet heshtja e Metës si një rreshtim kundër SHBA dhe NATO dhe pro talebanëve? Kjo është çështje interpretimi, por e vërteta është se, Ilir Meta u shkarkua si President nga Kuvendi i Shqipërisë në 9 qershor të këtij vitit edhe me motivacionin e cenimit të marrëdhënieve me Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq, të gjitha shtetet Perëndimore janë të shqetësuara për rënien e Afganistanit në duart e talebanëve. Ata po bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje dhe strehuar refugjatët politikë. Por, nga ana tjetër, qeveria kineze është shprehur për të vendosë marrëdhënie miqësore me qeverinë e re të talebanëve. Qëndrimi i Rusisë i afrohet më shumë qëndrimit të Ilir Metës. Qeveria ruse është shprehur nuk shih asnjë nxitim për të njohur talebanët, por pa e përjashtuar mundësinë e njohjes dhe sigurisht duke mos u solidarizuar me refugjatët afganë.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biden: 16/08/2021 23:38

    Biden tha “Afganistani nuk luftoj per veren pse te vdisnin trupa amerikane” Meta thote nese afganistanezet donin talebanet pse ta vras une mendjen, para një viti dilja flisja ne Tv tani nuk pa flas fare dhe vk!

    Përgjigju
  • Talebanet: 16/08/2021 21:12

    Po flet hunda per buzen,thote nje shprehje, ilir korrupsionit (taleban)si duket ju hap nje dere ne afganistan per arratisje,t'u bashkohet talebaneve e te bej biznes. Iku presidenti tyre me para te vjedhura, vete Likja i ze vendin me parate e vjedhura

    Përgjigju
  • Redi: 16/08/2021 21:12

    Po cfare jane keto budalliqe. E keni ulur pertoke sensin e normales. Kuptohet qe rreshtimi partiak iu jep nje fare baze per te shkruar sipas propogandes zyrtare. Por te biesh kaq poshte? E paimagjinueshme.

    Përgjigju
  • hejmoremuter: 16/08/2021 20:24

    Ore idiote e te ndyre. Po si thoni pa piken e turpit se presidenti ilir meta u shkarkua nga kuvendi me 9 qershor te 2021 dhe ky birbua po vazhdon te qendoje ne presidence pa i hyre gjembe ne kembe. Po ç'fare shteti jeni ju mor bij te djallit dhe te mallkuar e kriminele te poshter...

    Përgjigju
  • Likes: 16/08/2021 19:17

    Likes vetem callma i mungon.

    Përgjigju
  • Turi: 16/08/2021 18:53

    Tani po na nxirni fajtore Ruset dhe Kinezet qe vendet e Natos abandonuan Afganistanin ? Keto jane lojrat e pista perendimore qe bejne dhe do te vazhdojne te bejne ne kurriz te miliona njerezve ne bote prandaj kujdes nga keta perbindesha se vetem per te permbushur interesat e veta i duan popujt pastaj i flakin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë