TIRANË- Një video e publikuar nga takimi i Sali Berishës për hartën e re gjyqësore tregon ftohjen e deputetit Belind Këlliçi me ish-kryeministrin.

Berisha e ka injoruar sot atë në sy të gjithë demokratëve. Teksa Berisha po takonte të pranishmit që ishin sallë, Këlliçi shihet të bëhet gati për t’a përshëndetur, por Berisha i kaloi përballë dhe nuk i dha as dorën. Kjo ka ngritur dyshime për krisje të marrëdhënieve mes tyre.

Prej kohësh ‘Amerikania’ e Sali Berishës, Evi Kokalari e ka vënë Bleind Këlliçin në qendër të akuzave, duke thënë se ai ka manipuluar votat në zgjedhjet brenda strukturave të partisë dhe duket se pas kësaj fshihet Berisha. Të gjithë të besuarit e Berishës, morën poste në parti, por Këlliçit u 'përjashtua'. 

Evi Kokalari është paditur në gjykatë nga Belind Këlliçi pas akuzave se loboi për vota në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Deputeti i PD thotë se është sulmuar publikisht nga Kokalari ndaj ka vendosur që ta çojë para drejtësisë për të faktuar të gjitha akuzat.