A u ka kërkuar Basha krerëve të degëve që të bojkotojnë takimet me Berishën? Zbardhen diskutimet e kreut të PD-së me drejtuesit e strukturave vendore

Në një kohë kur Sali Berisha ka nisur turin e takimeve me demokratët e bazës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha organizon në selinë qendrore takime me drejtuesit lokalë të degëve 

Mesdita e së mërkurës ishte intensive për kryedemokratin, i cili thirri njëri pas tjetrit drejtuesit e bazës. Takime që kanë për qëllim organizimin dhe strategjinë opozitare thonë burime për Report Tv. Gjatë takimeve me drejtuesit e PD-së në strukturat vendore është diskutuar edhe për propozimet për reformat, kryesisht për atë territoriale, e cila është në fokus të PD-së për këtë sesion të ri politik.

Por a ka dhënë porosi Lulzim Basha që krerët e degëve të bojkotojnë forumet e Berishës në rrethe? Burime për Report Tv thonë se nga Basha nuk ka patur kërkesa distancimi ose më saktë ai është treguar i kujdesshëm në këtë drejtim nisur edhe prej faktit se shumë drejtues degësh kanë marrëdhënie personale me ish-liderin Berisha.

Kështu ndodhi edhe në Fier, nga ku Berisha shigjetoi ambasadoren Yuri Kim. Ai pranoi se ka dosje ndaj tij në vendimin e shpalljes 'non grata' nga DASH, por dha variantin e tij se ato janë shpifje nga raporte të zyrave të Ramës. Menjëherë ju përgjigj shefja e diplomacisë amerikane  e cila ia bëri të qartë se SHBA është serioze në luftën me të korruptuarit në Shqipëri.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës