A u vetëvra Anisa? Kur? Përse? Ja çfarë u gjet në shtëpinë e grave: Nga librat, tek telefoni jo smart dhe tronditja e ekspertit që pa trupin

A u vetëvra Anisa? Kur? Përse? Ja çfarë u gjet në shtëpinë e grave: Nga librat, tek telefoni jo smart dhe tronditja e ekspertit që pa trupin

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe (nëna) dhe dy vajzat Anisa 30 vjeçe dhe Blerta 34 vjeçe, kjo e fundit mundi të shpëtojë

Refija ishte fqinje me familjen Josifi. Dera e shtëpisë të të moshuarës është ngjitur me derën e mbyllur brenda të cilës banonte Zhaneta, Anisa, të dyja të vdekura dhe Blerta e mbijetuar. “Nuk dëgjohej as zhurmë asgjë, filloi një erë, që nuk ikte. Mendonim tubacionet”, tregon gruaja që jeton me të birin dhe nusen.

E moshuara shton se muajt e fundit familja nuk ndizte as drita, pasi “asgjë nuk dukej, i kishin mbyllur me grrila dritaret e banjës, të ballkonit, çdo gjë”. Madje edhe ditën kur policia ndërhyri për të parë se ç’po ndodhte në familjen Josifi, pas ankesës së një të afërmi, ata kërkuan prozhektorë me drita, sepse energjinë elektrike e kishte ndërprerë OSHEE.

Fqinjët edhe pse ishin mësuar me ngujimin mëse një vjecar të nënës me dy vajzat, për ta vazhdon të mbetet e vështirë për tu besuar që gratë kishin vendosur të vetflijoheshin. “Shikoja shpesh të motrën, vinte qante trokiste. Ato herë ia hapnin derën, herë jo”, kujton gruaja. Shpesh të afërmit i ishin drejtuar policisë të bindur se diçka i kishte ndodhur njërës prej vajzave që prej mëse një viti nuk dukej askund.

Por efektivët lokalë  kur shkuan në shtëpinë e Zhanetës, kryefamiljare, ajo ua preu shkurt: “Kush është ankuar, kujt po i hapim probleme?” . Në një rast, një nga fqinjet mban mend se kur u ishin ankuar të afërmve për tre gratë të cilat ndryshuan rrënjësisht, nga të fiksuara për lule dhe pastërti u kthyen në problem, të afërmit ngritën supet. Ata trokisnin shpesh në derën e Zhanetës, e cila sa vinte e tretej.

“E pashë një ditë, mbase ka javë. E pashë fshehtas nga dritarja. Ishte shkurtuar, shpërfytyruar, mbante në dorë një shishe me qumësht”. Nga një grua e sjellshme, ajo nuk afronte më askënd tregon për të Refija,  që është e shokuar se si fokusi tek feja i tjetërsoi gratë deri në pikën që ato të mbyllnin derën e të vendosnin t’i jepnin fund jetës duke u vetflijuar

“Nuk dua ta besoj, e ëma erdhi me vajzat në pallat, pasi e blenë shtëpinë. Jetuan për një kohë të gjatë me qera, afër tezes së tyre që i mori nga Përmeti për t’i mbështetur, pas fatkeqësisë që u kishte ndodhur aty”, shton një banore tjetër.

Ku shkonin?

Nuk e dimë si quhen, se çfarë janë. Ndonjëherë vajzat iknin me pushime me këta të sektit. Të dyja inteligjente. Këto janë frazat përshkruese për dy të vdekurat, për njërën prej të cilave nuk ka ende një datë të qartë se kur ka ndërruar jetë dhe cili është shkaku i vdekjes. Ekspertët e mjekësisë ligjore do thonë në një raport të posaçëm nëse ishte vetvrasje apo çfarë fundi i jetës së Anisës. Për të ëmën, është shënuar në kartelë si datë vdekjeje e përafërt pesë ditë përpara se policia të hynte me forcë në banesën e tyre.

Shkak deklarohet mos ushqyerja. E paushqyer dhe e tretur me kocka që i dukeshin në trup u gjet edhe Blerta, të cilës fillimisht iu dha ushqim përmes serumeve mjekësore. Nga banorët në Kombinat dy motrat përshkruhen si “mjaft të përgatitura, por pak të mbyllura si natyra ose ndryshe të heshtura”

Dy gratë që hapnin ndonjëherë derën kur u lutej e motra e moshuar e cila jeton në të njëjtën lagje, përshkruhen mjaft të dobta. E motra e Zhanetës ua përshkroi kështu gjendjen e saj efektivëve. “Përpiqej të shmangej, e pyesja ku është Anisa, përse nuk del? Ajo bënte çdo bisedë të mundshme, por vetëm përgjigjje nuk jepte. Njëherë mbaj mend që librat e zinj që lexonin ua mora dhe ua dogja. Ishte një sekt që u fliste për ringjalljen, ato shkonin shpesh në Tiranë të RE dhe librat i blinin tek Selvia”. Por policia, e pyetur, nuk tregoi asnjë veprim konkret që të ketë zhvilluar pas zbulimit të këtij rasti vetvrasjeje në Tiranë që dyshohet se ka nisur për shkaqe fetare. Ndonëse gazeta “Si” kërkoi të dhëna zyrtare për emrin e sektit të dyshuar, nuk mori asnjë përgjigjje veçse “po punohet”.  “Nuk përjashtohet edhe një besim që praktikonte fenë edhe në Përmet e më pas edhe këtu në Tiranë, por përfundimisht  këtë gjë do ta thotë ekspertiza e teologëve që do të japin përgjigje mbi librat e sekuestruar që flasin për ndriçimin e ringjalljen”, pohoi një ekspert policie që megjithatë nuk mundi të justifikonte se përse policia dhe prokuroria së bashku po veprojnë kaq ngadalë për një çështje të konsideruar ndër më të rëndat e viteve të fundit

Në shtëpinë e Zhanetës, teksa në dhomën tjetër trupi i Anisës ishte tharë nga teknikat e përdorura për mumifikim, qeset ishin të shpërndara ngado. Errësira e plotë dhe era e rëndë i ka panikosur edhe ata më të vjetrit që kryejnë ekspertiza në vendngjarje dhe në zona krimi. “Është padyshim një ngjarje që nuk përshkruhet, një kufomë e mbuluar dhe e kthyer në mumje në një dhomë të kyçur. Një derë e blinduar e mbyllur me çelës dhe me litarë nga brenda. Një grua e vdekur e kthyer në skelet përpara se të ndërronte jetë. Dhe në këtë horror një tjetër që jep e merr frymë e pazonja të ketë forcë qoftë sa për të nxjerrë një fjalë”, kështu e përshkroi për gazetën Si shtëpinë ku gratë e familjes Josifi ishin mbyllur prej kohësh

A u vetvra Anisa? Kur? Përse?

Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga laboratori i kriminalistikës, por edhe nga dëshmia e Blertës e cila shpresohet shumë të flasë sapo të përmirësohet. “Ne kemi shumë dyshime, – pohoi , – se çfarë ka ndodhur me grate, nëse ato u ndihmuan edhe nga të tjerë për të mumifikuar Anisën apo ku e mësuan këtë teknikë”.

“Në shtëpinë e tyre ishte vetëm një telefon i vogël, jo smart phone që do të thotë se nuk e kanë mësuar në internet. Ato nuk kishin as drita dhe as internet”, shtoi një agjent tjetër që mendon se ndërprerja e këtyre burimeve ishte për shkaqe të indoktrinimit të tyre, gjatë fazës që ato e konsideronin “për ringjalljen”

Dëshmitarët e shumtë që i njihnin të treja janë bindës kur thonë se e para u vetizolua Anisa, fytyra e të cilës pothuajse u harrua nga banorët. Ndaj dhe për prokurorët dhe policinë, hetimi ka nisur duke e kthyer shiritin nga e kaluara.

Ndërkohë që janë ende larg zbulimit të vendit, sallave dhe personave të ngjashëm që ato frekuentonin dhe që predikojnë rikthimin në jetë duke u vetvrarë./Gazeta Si

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eris: 06/07/2020 06:23

    Duhen kontrollu keto sekte te denatyruara dhe te ndalohen,si jehovai e dheme te ngjashme,sepse ata mendojne se do jetojne vetem ata ne kete toke dhe vetflijohen ne forma te ndryshme

    Përgjigju
    • BRAJAN: 06/07/2020 08:29

      ca llafos ereeee...ashtu eeee????

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës