Bëhen katër vajza në Tiranë që duan të zhduken!

Bëhen katër vajza në Tiranë që duan të zhduken!

Fqinjët e një pallati në Tiranë morën policinë: "Hajdeni. Një tjetër vajzë refuzon të ushqehet prej gjashtë muajsh". Pas familjes përmetare në Kombinat, ku Anisa e nëna e saj Zhaneta Josifi u tretën e tretën për muaj të tërë deri në vdekje, pas Blertës ende në spital me një brishtësi mendore e fizike,  një tjetër grua, 52 vjeçare, inxhiniere ndërtimi, e mësuar dhe e shkolluar, po shkon drejt një fundi të njëjtë. Vjollca nuk ushqehet prej 6 muajsh, ose ushqehet fare pak sa për mbijetesë në një apartament në zemër të kryeqytetit.

Gazetarët, policia, një shtet i tërë kërkon shkaktarët: Broshura fetare, sekte djallëzore, misteri mbi mister për të zbuluar se kush i ka futur në kurth këto vajza e gra të shkëlqyera.

Nuk kemi dëgjuar me zë gratë e familjes Josifi, mediat kanë raportuar atë që i është referuar gojë më gojë nga institucionet. Ndërsa, u dëgjua me ndërprerje, copëza dëshmie nga Vjollca, 52 vjeçarja inxhiniere ndërtimi që banon në pallatin në Rrugën e Elbasanit. Policia e Tiranës, e cila shkoi menjëherë në shtëpi pas sinjalizimit të fqinjëve,  foli me Vjollcën dhe kishte regjistruar bisedën me të: Nga shtrati i saj tha se "ka një problem mjeksor". Ngulte këmbë që nuk ndjehej mirë fizikisht. Por biseda e këpuste fillin logjik dhe Vjollca hynte në të tjera hone temash me ringjallje e të tjera fjalë pa kuptim për ne, njerëzit "normalë".

Çfarë ka ndodhur brenda mureve të shtëpisë Josifi? Çfarë ndodhte brenda mendimeve të vajzave të asaj familje dhe çfarë ndodh në mendimet e Vjollcës? Katër gratë dhe vajzat kanë karakteristika të përbashkëta: të mësuara, të vetme, edhe tullat e bardha të pallateve të tyre të vjetra, të ndërtuara në kohën e diktaturës, janë njësoj;  me shëndet të brishtë mendor. A është ky i fundit që ka prishur ekuilibrin dhe harmoninë e të gjithave? Kush i ka kuruar? Kush i ka pikasur në tragjedinë e tyre? Kush i ka ndihmuar? Sa familje të tjera shqiptare mbyllin dyer e dritare për të zgjidhur në heshtje dhe me strategji të improvizuara hallet e tyre? Sa gra dhe vajza janë në ditë të vështira sepse ndjehen keq dhe të gjykuara për atë se si janë dhe kush janë?

Jemi një vend i vogël ku të gjithë njihen e ku shumë dinë madje tepër për këdo. 15 muaj e vdekur në shtëpi janë një pafundësi kohe për Anisën dhe nënën e saj Zhanetën. Gjashtë muaj në shtrat, janë një pafundësi për Vjollcën që tretet përditë. Këto gra dhe vajza janë si njolla të zeza, të zbrazëta, mungese interesi dhe dashurie. Dhe pa dashuri e kujdes, dihet, thahet e zhduket çdo gjallesë mbi tokë.

a.m./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 10/07/2020 16:16

    Une jam me mendimin se nese nuk ka liste te hapur atehere asnje nga ne te mos votoje askend

    Përgjigju
    • Kico: 10/07/2020 19:19

      do ishte gjeja me e duhur

  • Qytetari: 09/07/2020 21:36

    Pyet Erjon Veline se mos i njifte. Ai njeh gjithe qytetin

    Përgjigju
  • tirana: 09/07/2020 20:09

    Tirana i grin keto njerez.Nese nuk jane tallava, nese nuk kane mbeshtetje dhe nese nuk jane k.... i zhduk si pluhuri

    Përgjigju
    • Ola: 10/07/2020 17:30

      Pamundesia te krijon varesi e shpresa tek te tjeret

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt